E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli: Faza me e keqe e gripit, ka kaluar

Tirane-Kater te vdekur eshte bilanci i deritanishem i viktimave nga gripi i derrit, ndersa drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli deklaron se nuk ka vend per panik. Sipas tij, "faza me e keqe e gripin e derrit ka kaluar, pasi fluksi me i madh eshte shenuar ne muajin nentor. Ai tha se gjate nentorit jane shenuar rreth 16 mije te prekur ne jave nga gripi dhe virozat e ndryshme te stines. Ylli konfirmoi se ne QSUT, ndodhet e shtruar nje paciente ne gjendje te rende shendetesore e prekur me virusin A/H1N1, por sqaroi se mjeket kane shpresa per permiresimin e gjendjes se saj. Nderkohe Ministria e Shendetesise konfirmon se kater persona te tjere jane ne gjendje te rende, mes tyre edhe nje grua shtatzene. Diten e shtune Ministria e Shendetesise konfirmoi vdekjen e dy personave, si pasoje e prekjes se tyre nga gripi i derrit.

Te shtunen paradite dy persona nga Shkodra nderruan jete, te prekur nga ky virus. Viktimat ishin nje burre 53 vjec me iniciale R.Sh dhe nje grua 47-vjecare me iniciale Xh.T, e cila prej pese ditesh trajtohej ne Sanatorium. Viktima e katert ishte nje 31-vjecar me inicialet E.M, nga Vlora. Ai u soll me urgjence ne Tirane para nje jave, pasi kishte pasur nje gjendje gripale dhe ishte trajtuar ne shtepi. Viktima e pare e shenuar ne Shqiperi nga ky grip, ishte nje burre 57-vjec nga Sukthi i Durresit, qe nderroi jete ne 3 dhjetor ne Sanatorium.

Rastet

Drejtori i ISHP-se Alban Ylli konfirmoi se ne QSUT, ndodhet e shtruar nje paciente ne gjendje te rende shendetesore e prekur me virusin A/H1N1. Nderkohe Ministria e Shendetesise konfirmon se kater persona te tjere jane ne gjendje te rende, mes tyre edhe nje grua shtatzene.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›