E Diel, 1 Nëntor 2026

Imeraj: "Berisha tregu burre, pergjigju 20 padive"

Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklaratave dhe akuzave te zyrtareve te larte te Partise Demokratike, duke i kerkuar qe te paraqesin prova dhe fakte. Permes nje komunikimi me mediat, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, kerkoi nga Sali Berisha qe te tregohet burre te pakten nje here ne jeten e vet, e te vertetoje ne gjykate dhjete padite civile dhe me pas dhe 10 padite penale qe jane ngritur kunder tij. "Papagajve te familjes Berisha u themi lereni zhurmen e shpifjeve, eshte koha per prova e fakte para gjykates", deklaroi Imeraj. Ai tha se gjuha e urrejtjes qe Sali Berisha perdor ka turperuar Shqiperine e shqiptaret edhe ne syte e nderkombetareve. "Partia Socialiste dhe mbare populli opozitar, i ben thirrje Berishes te hape kutite. Ne te kundert per te mbetet vetem nje zgjidhje: Te largohet", u shpreh zyrtarja e PS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›