E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, vrasja e shkencëtarit, arrestohen disa të dyshuar

Kryetari i Kuvendit iranian, Ali Larijani, tha se Teherani ka kryer disa arrestime në lidhje me vrasjen e shkencëtarit bërthamor.

“Autoritetet kanë zbuluar disa të dhëna dhe arrestimet janë bërë. Të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe hetimet po vazhdojnë”, u ka thënë ai mediave vendore.

Larijani nuk ka saktësuar se sa është numri i të arrestuarve apo ndonjë detaj tjetër në lidhje me identitetin apo kombësinë e të dyshuarve.

Mustafa Ahmadi Roshan, shkencëtar në uzinën bërthamore të pasurimit në Natanz, është vrarë të mërkurën e kaluar nga shpërthimi i bombës së vënë në makinën e tij.

Ndërkohë Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Izraelin për përfshirje.

Nga ana tjetër Uashingtoni ka mohuar çdo rol në vrasje dhe Londra dhe ka dënuar vrasjen e civilëve, ndërsa Izraeli nuk ka bërë asnjë koment publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›