Rrëzohet në Australi gjatë stërvitjes avioni ushtarak, humbin jetën 3 marinsa amerikanë plagosen 20 të tjerë

Tre marinsa amerikanë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë pasi një avion Osprey u rrëzua gjatë stërvitjeve ushtarake në Australi bën të ditur “Komisioneri i Policisë së Territorit Verior të Australisë”, Michael Murphy.
Marinsat janë transferuar në spital njëri prej të cilëve është në sallën e operacionit ndërsa të tjerët po trajtohen në vendngjarje, tha kryeministrja e Territorit të Veriut Natasha Fyles gjatë një konference për shtyp të dielën.
“Ne po punojmë jashtëzakonisht shumë dhe aq shpejt sa mundemi për t’u siguruar që mund t’i çojmë njerëzit në trajtim” tha Fyles duke mos raportuar për viktima.
Incidenti ndodhi gjatë stervitjes “Predator’s Run 2023” tha një zëdhënës i Departamentit Australian të Mbrojtjes.
Aksidente të shumta që përfshijnë avionët ushtarakë “Osprey” janë raportuar gjatë viteve. Në vitin 2022, pesë marinsa amerikanë vdiqën pasi avioni i tyre “MV-22B Osprey” u rrëzua gjatë një misioni stërvitor pranë Glamis, Kaliforni. Në të njëjtin vit, katër anëtarë të shërbimit amerikan u vranë kur avioni Osprey u rrëzua gjatë stërvitjeve të NATO-s në Norvegji. Dy aksidente me avionë ushtarakë Osprey ndodhën në vitin 2017 citon CNN.
/rtsh.al/