Gjenden prova të ekzekutimeve masive nga Rezistenca Franceze

Arkeologët kanë gjetur prova të një ekzekutimi masiv të të burgosurve gjermanë, të cilët u detyruan të gërmonin varret e tyre dhe më pas u qëlluan nga Rezistenca Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ekipet franceze dhe gjermane zbuluan plumba, gëzhoja si dhe monedha, në një vend të largët në Francën qendrore të identifikuar nga dëshmitari i fundit i mbijetuar.
Gërmimet tetë-ditore në kodrat e pyllëzuara pranë qytetit të Meymac nuk arritën të zbulonin mbetje njerëzore. Gërmimi është pezulluar, por do të rifillojë pas një analize të mëtejshme të tokës dhe të gjetjeve.
Plumbat si dhe gëzhojat janë të prodhimit francez, gjerman, amerikan dhe zviceran gjë që do të pasqyronte shumëllojshmërinë e armatimit të përdorur nga Rezistenca. Të gjitha objektet e gjetura datojnë para vitit 1944, ashtu si edhe monedhat./BBC/
/rtsh.al/