E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet ne KQZ, ndarja e mandateve te deputeteve ne Kolegjin Zgjedhor Rozeta Rapushi

Kolegji Zgjedhor do te jete institucioni qe do te vendose se si do te behet rishperndarja e mandateve te deputeteve ne 12 qarqe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk mundi te miratoje dot ne mbledhjen e djeshme projektvendimin "Per caktimin e numrit te mandateve per cdo zone zgjedhore te zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise, te vitit 2013". Me kater vota pro dhe tre kunder, KQZ rrezoi ne parim projektvendimin, qe per tu miratuar kerkon shumice te cilesuar prej pese votash te anetareve te komisionit. Por perfaqesuesi ligjor i Partise Demokratike ne KQZ, Njazi Kosovrasti, u shpreh menjehere pas ketij vendimi, se kjo force politike do ta ankimoje ate ne fillim te javes se ardhshme ne Kolegjin Zgjedhor. Dy prej anetareve qe votuan kunder ketij projektvendimi, Albana Shtylla dhe nenkryetari i komisionit, Denar Biba, u shprehen se nuk mund te votojne pro, pasi Ministria e Brendshme nuk u dorezoi materialin e kerkuar ne letren e derguar ketij institucioni per te dhena mbi popullsine. Numri dy i KQZ-se tha se komisioni mund te marre te dhenat individuale si institucion me nje kerkese prane Ministrise. "U bene disa aludime te renda per inxhinierim elektoral, manipulim te numrit te zgjedhesve me efekt ndryshimin ose mbajtjen stabel te disa mandateve ne nje qark stabel. I kerkojme serish Ministrise se Brendshme, dhenien e ketyre informacioneve qe te mundesoje marrjen e vendimit tim. Me vjen keq, por nuk nisi me kemben e duhur kjo mbledhje", - u shpreh nenkryetari i KQZ-se, Biba. Por sipas kryetares, Lefteri Lleshi, diskutime te tilla nuk duhet te pengojne vendimmarrjen ne KQZ. Ndersa Vera Shtjefni, tha se Ministria e Brendshme ne sqarimin e saj eshte shprehur se te dhenat per numrin e votuesve jane te marra korrektesisht nga Regjistri Kombetar i Gjendjes Civile ne daten e kerkuar nga letra derguar per ministrine. Megjithate, sqarimi i Ministrise se Brendshme se te dhenat jane korrekte, nuk ka bindur dy anetaret, Denar Biba dhe Albana Shtylla, sipas te cileve ministria duhet t'u kishte vene ne dispozicion te dhena me te detajuara rreth numrit te banoreve dhe votuesve ne zonat e kerkuara. Opozita se fundmi ka deklaruar ne Kuvend, se ne Kukes mazhoranca do te shtoje nje mandat pasi e shikon si bastion te saj dhe nga Gjirokastra, po mundohet te ule numrin e votuesve, duke zbritur ne nje mandat me pak deputeti ne kete zone. Sipas projektvendimit te rrezuar ne mbledhjen e djeshme, Qarku i Tiranes nga 32 mandate qe kishte ne zgjedhjet e fundit te 2009-s, ne zgjedhjet e 2013-s do t'i shtohet nje mandat dhe do te behet me 33 deputete. Po keshtu edhe ne qarkun e Durresit do te kete nje mandat me shume ne krahasim me zgjedhjet e shkuara. Keshtu nga 13 mandate qe kishte, do te behet me 14 mandate deputetesh. Po ashtu, qarku i Beratit do te humbe nje mandat. Nga tete qe kishte ne 2009-n, me ndarjen e re do te kete vetem 7 deputete.

PROPOZIMI

Ndarja e mandateve per deputete ne 12 qarqe

Qarku i Beratit 7 mandate

Qarku i Dibres 6 mandate

Qarku i Durresit 14 mandate

Qarku i Elbasanit 14 mandate

Qarku i Fierit 16 mandate

Qarku i Gjirokastres 5 mandate

Qarku i Korces 11 mandate

Qarku i Kukesit 4 mandate

Qarku i Lezhes 7 mandate

Qarku i Shkoder 11 mandate

Qarku i Tiranes 33 mandate

Qarku i Vlores 12 mandate

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›