Presidenti amerikan Obama, uron Nishanin: Gezuar Pavaresine
Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, mori dje nje mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise. Ne mesazhin e perzemert, Obama, i cili sapo ka marre edhe mandatin e dyte ne krye te shtetit, shprehet se SHBA-te i bashkohen popullit te Shqiperise ne kremtimin e 100-vjetorit te Pavaresise me 28 nentor. "Ne kete ngjarje te rendesishme, ne i rikonfirmojme Shqiperise miqesine dhe perkushtimin tone te fuqishem dhe presim me kenaqesi qe ta thellojme edhe me tej marredhenien tone ne vitet e ardhshme. Aleanca jone me Shqiperine eshte e forte dhe e qendrueshme", shkruan Obama. Ai vlereson ne menyre te vecante, mbeshtetjen e vazhdueshme te Shqiperise ndaj misionit te NATO-s ne Afganistan ku ushtaraket shqiptare sherbejne me trimeri krah per krah me aleatet dhe partneret e ISAF-it. "Ne jemi mirenjohes gjithashtu per mbeshtetjen qe i jep Shqiperia qendrueshmerise ne Ballkanin Perendimor duke ditur qe perparimi i vazhdueshem rajonal eshte kyc ne permbushjen e qellimit tone te perbashket per nje Evrope te lire, ne paqe dhe te bashkuar. Dy vendet tona ndajne nje lidhje te ngushte qe nisi me mberritjen e emigranteve te pare shqiptare ne Shtetet e Bashkuara", - vijon mesazhi i Presidentit Obama. Sipas tij, kjo lidhje u fuqizua edhe me teper me nderhyrjen vendimtare te Presidentit Uillson ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1919 dhe ka vazhduar te lulezoje pergjate dy dekadave te fundit pas vendosjes se demokracise ne Republiken e Shqiperise. "Fjalimi historik i Sekretares se Shtetit Klinton ne Parlamentin shqiptar shenoi nje tjeter gur te rendesishem kilometrik ne marredhenien tone. Ne kete dite festimi, populli amerikan bashkohet me ju, duke ju uruar me te miren ne perpjekjet tuaj te ardhshme per ndertimin e nje Shqiperie demokratike dhe te begate!", - perfundon Obama.