Rrezohet nje avion luftarak i Marines Amerikane

Skuadrat amerikane te shpetimit thane se nuk rezultojne me persona te humbur ne nje ndertese me banesa ne lindje te shtetit te Virxhinias mbi te cilen u rrezua nje avion luftarak i Marines dhe ku si pasoje u plagosen 7 persona perfshire dy pilotet.
Shefi i Batalionit Bregdetar te Virxhinias dha kete lajm sot pasi personeli i shpetimit kerkoi gjate nates per tre persona te shpallur te humbur.
Nuk ka njoftime mbi persona te vdekur dhe zyrtaret thane se te gjithe te demtuarit pervec njerit prej piloteve kane marre trajtimin e nevojshem mjekesor dhe kane dale nga spitali.
Nje nga pilotet ishte nje student i aviacionit ndersa tjetri instruktor. Te dy pilotet perdoren sistemin e hedhjes nga avioni para perplasjes se mjetit me godinen e banesave si pasoje e te ciles u demtuan rreth 40 apartamente. Goditja e cila ndodhi pak kohe pas ngritjes se avionit shkaktoi flake te medha.