E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rri edhe pak

Bashkimi Europian sërish ka dështuar të emërojë një Përfaqësues Special me mandat të plotë në Kosovë. Për këtë arsye, mandati i emisarit të përkohshëm, Fernando Gentilini do të zgjatet deri në fund të shtatorit. Emrat e kandidatëve për EUSR mbeten në tavolinën e Baroneshës Ashton. Edhe Sllovenia është e interesuar për këtë post Nga Faton Ismajli më 25 korrik 2011 në ora 07:50

Fernando Gentilinit i duhet të qëndrojë edhe dy muaj në Kosovë si përfaqësues special i BE’së, për shkak se Brukseli dështoi për herë të dytë të emërojë një emisar me mandat të plotë.

Për shkak të mospajtimeve mes shteteve anëtare rreth riorganizimit të pranisë europiane në Kosovë dhe nëse emisari i ri do të shërbente edhe si shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Këshilli i BE’së me rekomandim të kryediplomates Catherine Ashton ishte pajtuar që Gentilinit t’i japin një mandat të përkohshëm deri më 31 korrik.

Në Bruksel kanë shpresuar që gjatë kësaj periudhe do të arrijnë marrëveshje për rigrupimin e strukturave europiane në Kosovë dhe për emisarin me mandat të rregullt.

Megjithëse disa qeveri të shteteve europiane kanë propozuar emra për postin më të lartë të BE’së në Kosovë, kjo procedurë nuk ka përfunduar.

Këtë javë, Baronesha Ashton do të shpallë vendimin për zgjatjen e mandatit të diplomatit italian deri në fund të shtatorit.

Zyra e Përfaqësuesit të BE’së ka konfirmuar të dielën për Express se Gentilini do të vazhdojë misionin në Kosovë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›