Rrihen dy nxënës në autobus në Shkup

Shkup, 12 shtator - Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, sërish ka plasur një incident në autobusin urban me numër 65, në qytetin e Shkupit.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Stajkovci, nga një grup të cilët pa ndonjë arsye i kanë sulmuar fizikisht nxënësit А.А. dhe 16-vjeçarin М.V.
Dy të rinjtë janë shtruar në spital, pasi kanë marrë lëndime të rënda trupore./Indeksonline/