E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihen shqiptarë dhe rumunë, u zunë për një grua

ROME- Një sherr mes rumunëve dhe shqiptarëve ka ndodhur natën e shkuar pranë një pike ndalim qëndrimi të automjeteve në Frosinone të Italisë. Gjatë sherrit mbi kokat e grupeve rivale kanë fluturuar shishe me vere duke bërë që xhamat e restorantit pranë vendqëndrimit të makinave të thyhen dhe tërbimi të kapte këdo që ndodhej pranë zënkës. Corriere shpjegon se shkak për grindjen ka qënë një fjalë hedhur një prej grave të emigrantëve gjatë pirjes së kafesë në barin e pikës së karburantit. Kaq u desh që sherri të niste me thyerje karrigesh dhe shishesh që u rrëmbyen nga bari i lokalit. U desh të ndërhynte policia e Frosinones që të shuhej sherri. Edhe pse ishte ndërhyrja e policisë që qetësoi paksa sherrxhinjtë e shumtë në pranga përfundoi vetëm një person i cili u denoncua nga të dëmtuarit. Gjithsesi policia po monitoron kamerat e barit për të parë se kush ishte shkaktari i kësaj ngjarje që shkaktoi zhurmën dhe tronditi të pranishmit në sallë. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›