E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, zjarr në banesë, humb jetën i moshuari

VLORE- Një 70 vjecar humbi jetën mëngjesin e sotëm në banesën e tij, në lagjen Isa Boletini në Vlorë, ku jetonte i vetëm prej disa muajsh. Kanë qenë fqinjët e tij të cilët kanë ndjerë erën e djegur dhe tymin që vinte prej banesës dhe kanë lajëmruar menjëherë zjarrfikëset. Fatkeqësisht i moshuari ka vdekur pas zxjerrjes nga banesa për shkak të asfiksisë. Sipas dëshmitarëve që kishin dhënë ndihmën e parë, nga pozicioni ku është gjetur i moshuari dukej se kishte tentuar të shpëtonte. Sipas burimeve të policisë, shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë një cigare e ndezur e cila ka shkaktuar dhe zjarr në një prej dhomave të banesës. I moshuari u dërgua në morgun e qytetit në pritje të tërheqjes së trupit nga ana e familjarëve. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›