E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin: Në Bërdo pa simbole shtetërore

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin e Evropës, Jelko Kacin, ka deklaruar se takimi i Bërdos në Slloveni nuk ka të bëjë me shtetet por me udhëheqësit nga ish-Republikat jugosllave dhe Shqipëria, që pa protokoll, pa simbole dhe funksione shtesë të diskutojnë për të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre. Në një intervistë për BBC, Kacin tha se askush

nuk po e përballë Serbinë me kërkesën që ta pranojë Kosovën dhe se dilema për Beogradin: BE ose Kosova nuk ekziston. Pjesëmarrja e Serbisë në takimin e udhëheqësve të rajonit në konferencën e Bërdos ende është e paqartë, meqë autoritetet serbe kanë deklaruar se Kosova duhet të marrë pjesë vetëm në kuadër të Rezolutës 1244. Por udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se në Slloveni do të marrin pjesë në cilësi të barabartë me shtetet e tjera. Unë jam përfaqësues i një institucioni evropian, i Parlamentit të Evropës, ndërkohë që bashkëorganizatorë të kësaj ngjarjeje janë kryeministrat e Sllovenisë dhe të Kroacisë. Dhe porosia ime për këtë kur jam pyetur, e posaçërisht mediat më kanë pyetur për konferencën, nuk është detyra ime që të këshillojë. Por si një njeri që vjen nga Ballkani Perëndimor, unë ju thash se ka nevojë që të jepen porosi pozitive nga rajoni. Dhe nëse e në çkohë, bëhet një fotografi e plotë familjare ky do të shënonte një premtim, njoftim ose lajm që vjen nga një rajon shumë i vështirë. Pra nuk ka të bëjë kjo vetëm me Serbinë, por me gjithë Ballkanin Perëndimor dhe me aftësitë e tij që të jep porosi me një zë dhe kjo është një gjë që do të mirëpritej nga të gjithë anëtarët e BE dhe institucionet evropiane në përgjithësi, u shpreh ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›