E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten çmimet e perimeve në treg

Çmimet e perimeve pësojnë rritje me 20-30 lekë ditët e fundit. Shtrenjtimi i euros, kriza ekonomike, futja e mallrave të importit dhe pakësimi i prodhimit vendas përcaktohen si shkaqet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të perimeve.

Kryesisht produktet që kanë pësuar rritje janë patatet,qepa,speci etj, ndërkohë pritet që në ditët në vazhdim të ketë një rritje të mëtejshme të çmimeve.
 

Në Shqipëri kohët e fundit një sërë produktesh ushqimore kanë pësuar rritje duke rënduar më tepër në xhepat e konsumatorëve. Po ashtu perimet edhe pse kanë mbajtur një çmim të pandryshueshëm për disa kohë kanë pësuar rritje në ndryshim nga çmimet frutave të cilat prej disa kohësh janë të njëjta.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›