E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro kap vlerën prej 140 lekë, më të larta për këtë vit

Euro kohët e fundit kap vlerën më të lartë kundrejt lekut shqiptar. Një euro është këmbyer në kursin e këmbimit valutor me rreth 140 lekë shifër e cila konsiderohet si më e larta për këtë vit.

Leku është shvlerësuar ndjeshëm kundrejt monedhës europiane duke dhënë ndikimet e para në rritjen e çmimeve të ndryshme të produkteve ushqimore. Sipas specialistëve kjo rritje e euros shpjegohet me faktin e të ardhurave shumë të pakta prej emigrantëve të cilët punojë dhe jetojë në vendet e Europës.

Kjo rënie e remitancave ka ardhur si rezultat i krizës ekonomike që ka përfshirë një sërë vendesh në botë. Ndërkohë që prej fillimit të vitit euro nuk është shkëmbyer më pak se 137 lekë një vlerë e konsideruar e lartë kundrejt një monedhe vendase.

Pritet që kjo monedhë të vazhdojë të qëndrojë në kuota të larta dhe për disa muaj. Gjithsesi rritja e euros favorizon kompanitë e huaja që veprojnë në vendin tonë dhe që operojnë me monedhën euro.

Ndërkohë pritet që forcimi i euros të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.Një rivlerësim të lekut kundrejt euros sipas specilaistëve do të ketë vetëm gjatë muajve të verës kur edhe prurjet e emigrantëve do të jenë më të larta por gjithsesi euro do të vazhdojë që të qëndrojë e fortë kundrejt lekut shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›