E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grabitje Bankash Hajduteve u veshtiresohet puna shtohen masat e sigurise

Masat e reja rritjes se numrit te grabitjeve te bankave dhe zyrave te kembimit valutor ne vend. Te dhenat nga policia konfirmojne mesatarisht nje rast grabitjeje ne muaj vetem ne janar u realizuan dy grabitje bankash

TIRAN- Shtimi i grabitjeve ne banka dhe ne zyrat e kembimit valutor gjate muajve te fundit detyrojne Banken e Shqiperise te rimarre ne konsiderate rregulloren per masat e sigurise neper banka. Masat e ndermarra se fundmi vijne ne kuadrin e shtimit te sigurise ku percaktohen me detaje ruajtja e sigurise se bankave duke filluar nga ambienti i jashtem kontrolli i personave qe hyjne ndarja e zonave te bankes vendosja e kasafortes etj. Masat vijne dhe pas shtimit te kerkesave nga ana e Policise se Shtetit per krijimin e kushteve te forta te sigurise jo vetem per mbrojtje nga grabitja por edhe nga flaket e zjarrit dhe termetet.


Ne sistemin e parashikuar nga rregullorja e Bankes se Shqiperise parashikohet mbrojtja nepermjet teknologjise sic jane per shembull kamerat dhe sensoret por edhe me personel sic jane rojet private por edhe punonjesit e filialit te bankes. Keshtu godinat e bankave duhet detyrimisht te pajisjen me telekamera qe filmojne ne menyre te panderprere siperfaqen e jashtme te tyre zonen e klientit por edhe sportelin. Filmimet ruhen ne nje server te posacem qe ndodhet i fshehur brenda godines ne nje vend te ndryshem me ate ku qendron kasaforta. Te gjitha filmimet e kryera mbahen per nje afat kohor prej 15 ditesh. Ne kete menyre sigurohet kontrolli i levizjeve ne te gjithe zonen ne afersi te bankes por edhe ne ambientet e brendshme te saj.


Banka duhet te vendose disa butona te sinjalizimit te vjedhjeve ne vende te ndryshme te saj. shte e detyrueshme qe butonat te jene ne afersi te punonjesit qe merret me sigurine e filialit te bankes. Nje tjeter buton eshte tek drejtuesi i filialit te bankes. Banka eshte e pajisur edhe me sistem alarmi te brendshem dhe te jashtem madje ne momentin e renies se alarmit Policia agjencia qe merret me ruajtjen e sigurise se bankes si dhe zyrat qendrore te saj marrin automatikisht sinjalin nepermjet telefonit i cili eshte i konfiguruar per kryerjen e ketij veprimi. Krahas kesaj te gjitha bankat duhet te kene te vendosur sensore te ndryshem si per levizjet tymin apo lageshtiren qe gjithashtu kryejne funksionin e shtimit te masave te sigurise per ruajtjen e parave.


Ruajtja fizike realizohet nga rojet qe ne ambientet e jashtme jane punonjes te kompanive private te sigurise ndersa brenda jane punonjes te bankes. Per sa i perket rojeve private bankat jane te detyruara te paraqesin prane Bankes se Shqiperise cdo fillim viti kontraten e lidhur me Agjencite e Sigurise Fizike. Masat per sigurine e jashtme merren ne varesi te nivelit te rrezikut nga grabitjet. Siguria e brendshme kryhet nga punonjes te bankes qe zakonisht jane te pajisur me sensore metalike.


Per sa i perket zyrave te kembimit valutor eshte e detyrueshme qe ato te vendosen ne zona te cilat jane lehtesisht te arritshme nga organet e ruajtjes se rendit ndersa duhet qe te kene te ndare pjesen e sportelit me ate te klienteve. Per keto te fundit eshte e detyrueshme edhe vendosja e kasafortes.
Rishikimi i rregullores per sigurine fizike te bankave dhe te zyrave te kembimit valutor vjen ne nje kohe kur eshte verejtur shtim i grabitjeve por edhe tenativave per grabitje. Te dhenat nga policia e shtetit raportojne per mesatarisht nje grabitje banke ne muaj. Vetem pergjate muajit te shkuar jane regjistruar dy grabitje bankash dhe disa grabitje te zyrave te kembimit valutor.


Kamerat

Te gjitha ambientet e bankes te jashtme dhe te brendshme jane te kontrolluara me kamera. Krahas fasades dhe hyrjes ne pjesen e jashtme kamerat kane nen kontroll levizjet e klienteve brenda ambienteve te bankes. Nje pjese jane te drejtuara ne zonen ku rrine klientet ndersa pjesa tjeter vezhgon sportelin. Te gjitha filmimet ruhen ne nje server qe ndodhet ne ambientet e bankes i cili sipas rregullores nuk duhet te qendroje ne te njejtin vend ku mbahet edhe kasaforta qendrore. Filmimet ruhen per nje periudhe 15 ditore dhe mund te perdoren ne raste grabitjesh.


Kasaforta

Kasaforta duhet te jete e vendosur ne nje ambient te rrethuar me material te forte larg syve te publikut. Ne rast te mungeses se ambienteve te posacme te vendosjes se kasafortes rregullorja lejon mbajtjen e saj ne zonen kur qendrojne arketaret por me kushtin qe te jete e mbuluar me mur tulle me dere te vecante dhe celes. Kasaforta vete duhet te jete me peshe jo me te vogel se 600 kilogram si dhe te kete mbyllje me celes me kode te kombinuara qe posedohen nga persona te ndryshem te autorizuar nga banka. Ekzistojne dyer te posacme sigurie per kasafortat me disa kode sigurie per hapjen e se ciles do te nevojiteshin minimumi 30 minuta nga futja e kodit te pare. Kjo eshte edhe nje nga kushtet e vendosura nga Banka e Shqiperise e cila u kerkon bankave tregtare qe te mbajne te tilla kasaforta hapja e te cilave behet me faza ku secila faze eshte plotesuese e tjetres.


Sporteli

Sipas rregullores filiali i nje banke duhet medoemos te kete te ndare vendin ku qendrojne arketaret ambientin ku priten klientet si dhe vendin ku vendoset kasaforta e madhe. Zona e sportelit duhet te jete e vecuar nga ambientet e tjera dhe te kete dere me hapje nga brenda. Sportelet nuk lejohen te mbajne shuma te konsiderueshme parash ne rastet kur nuk priten transferta ne vlera te medha. Nderkohe parate qe mbahen tek sportelet duhet te vendosen ne mini-kasaforta ose sirtare te posacem.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›