Rriten çmimet e perimeve në tregjet e Tiranës

Mallrat e importit dhe pakësimi i prodhimit në vend rrisin çmimet e perimeve.Tegtarët e Ish-Uzinës “Dinamo” shprehen se që prej disa javësh tashmë çmimet kanë filluar të rriten dhe pritet një trend i tillë të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.
Pakësimi i prodhimit në vend sipas tregtarëve ka ardhur si rezultat i temperaturave mjaft të ulta që kanë përfshirë vendin tonë përgjatë janarit.
Përgjatë dimrit në vendin tonë çmimet e fruta perimeve kapin shifrat më të larta duke qenë se produktet që tregtohen zëvendësohen plotësisht me mallra të importit.