E Shtunë, 31 Tetor 2026

By-passi i Fierit, nis shpronësimi i pronarëve të tokës

Rreth 111 fermerë nisin procedurat e shpronësimit të tokës ku pritet të kaloj By-passi i Fierit. Leonora Veliu përgjegjëse e zyrës së mbrojtjes së tokës në komunën Mbrostar shprehet se një pjesë e fermerëve kanë dorëzuar dokumentacionin dhe pritet të marrin çertifikatën e shpronësimit. Projekti për ndërtimin e by-passit pritet të fillojë brenda muajit shkurt.
By -passi kalon në dy fshatra Petovë dhe në Mbrostar si edhe prek edhe 3 banesa të cilat janë në proces legalizimi.Gjatë ndërtimit të këtij by passi në Levan do të dëmtohen rreth 165 mijë metër katror siparfaqe toke bujqësore të fermerëve të fshatrave Shtyllas , Levan dhe Jarua.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›