Rritet prodhimi i naftes ne vend
Prodhimi i naftës bruto në vitin 2011 u rrit me rreth 20 për qind në krahasim me vitin 2010, duke arritur në rreth 892 mijë ton, ose rreth dy herë më shumë në krahasim me vitin 2005. Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, këtë vit pritet të investohen rreth 43 milionë dollarë, për zbulimin e vendburimeve të reja të naftës dhe të gazit. Të dhënat e Ministrisë së Energjetikës tregojnë se është rritur ndjeshëm aktiviteti në portet e naftës, në Porto-Romano në Durrës, në Vlorë, duke rritur kështu volumet e përpunimit të anijeve në këto porte. Dikasteri i Energjetikës ka bërë të ditur gjithashtu se, janë intensifikuar përgatitjet në kuadër të projektit të gazsjellësit TAP, duke filluar negocimet për kontratën e marrëveshjes. Ky projekt ka rëndësi gjeopolitike, pasi e bën Shqipërinë pjesë integrale e asaj që quhet ‘Korridori i Jugut’ për gazin. Gjithashtu, kompania TAP ka paraqitur aplikimin pranë konsorciumit dhe vendburimit të gazit të Shad Denizit në Azerbajxhan, duke qenë projekti më i mundshëm për t’u shpallur fitues, ku Shqipëria do të përfitojë një investim prej rreth 1 miliard dollarësh. Nga ky projekt pritet të investohet 1 miliard euro.