Sistemi bankar likuid

Në fund të muajit nëntor të vitit 2011 kreditë me probleme arritën 18.4%, duke shënuar një rritje të lehtë kundrejt një muaji më parë. Por një nivel ky totalisht i menaxhuar nga sistemi bankar, shpjegojnë ekspertët e BSH-së.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kreditë me probleme klasifikohen ato kredi që nuk paguhen për të paktën 3 muaj radhazi, kredi të dyshimta me 6 muaj vonesë dhe kredi të humbura. Një pjese e madhe e këtyre kredive vjen si pasoje e vështirësisë qe ka biznesi dhe individët për te paguar këstet dhe rrjedhimisht bankat janë te detyruara tu konfiskojnë atyre garancinë e detyrueshme për te marre hua.
Pjesa më e madhe në portofolin e kredive me probleme përbëhet nga kreditë nën standarde, që janë ato me vonesë në shlyerje prej të paktën 3 muajsh dhe një kredi vlerësohet si e humbur nëse nuk paguhet për një vit kalendarik rresht. Sipas të dhënave zyrtare, kreditë e dhëna nga bankat janë të mbuluara me kolateral në një masë që zakonisht është sa 140% e vlerës së kredisë.
Siç dihet, procedurat e ekzekutimit të kolateralit janë të ngadalta dhe problematike, por në përfundim të ekzekutimit bankat përgjithësisht arrijnë të marrin mbrapsht shumën e kredituar dhe kredia e pakthyer fshihet nga bilanci. Sot me tepër se gjysma e bizneseve ne Shqipëri kane probleme me pagesat e kësteve te kredisë, gjë qe ka shtuar konfliktet me bankat. Nga 18,4% te totalit te kredive te këqija, 14% janë te biznesit.
Ekspertët vlerësojnë se, praktikisht bankat janë të cenuara kur i perkën provigjionet dhe pas provigjioneve edhe fitimi i tyre, pavarësisht përqindjes në të cilën janë kreditë e këqija. E vërteta është se pjesa me e madhe e këtyre kredive janë të trashëguara që nga viti 2001-2004, para që nuk do të merren kurrë nga bankat, por përsëri kane mbetur në sistem. Sipas te dhënave qe disponon banka e Shqipërisë, shuma ne total e kredive te dhëna deri ne 6-mujorin e parë 2011 është rreth 350 milionë euro. /Start/
2012-01-22 16:02