E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten eksportet, thyejne rekordet

Publikohet bilanci i tregtise se jashtme per muajin dhjetor te vitit 2010. Sipas te dhenave te publikuara nga Instituti i Statistikave, ne Dhjetor 2010 u eksportuan 13,743 milione leke mallra, me ulje 3.5 per qind ne krahasim me Nentor 2010, por ama me nje rritje me 39.4 per qind ne krahasim me Dhjetor 2009, krahasim i cili merret si baze per cdo lloj bilanci te INSTAT-it. Nga statistikat vjetore, del se ne vitin 2010, eksportet "Made in Albania" u dyfishuan, ne krahasim me vitin paraardhes, duke shenuar 75 miliarde leke. Kesisoj, eksportet thyejne te gjitha rekordet e deritanishme, duke arritur ne 160 miliarde leke, ose 1 miliard e 200 milione euro.
Bilanci
Sipas Institutit te Statistikave, ne Dhjetor te vitit te kaluar u eksportuan 13.743 milione leke mallra, me ulje 3.5 per qind ne krahasim me Nentor 2010 dhe rritje me 39.4 per qind ne krahasim me Dhjetor 2009. nga ana tjeter, u importuan 48.843 milione leke mallra me rritje 16.9 per qind ne krahasim me Nentor 2010 dhe rritje 13.1 per qind ne krahasim me Dhjetor 2009. Deficiti tregtar i ketij muaji eshte 35.100 mln leke, duke shenuar nje rritje prej 27.5 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje rritje prej 5.3 per qind krahasuar me Dhjetor 2009. Tregtia me vendet e BE eshte 65.9 per qind. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 49.1 per qind dhe importi 27.1 per qind, ndersa me Greqine, eksporti eshte 5.5 per qind dhe importi 14.4 per qind. Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane per eksportin, Greqi, Belgjike, Britani e Madhe, Spanje, Ukraine, etj, dhe per importin, Greqi, Gjermani, Itali, Kine, Turqi, etj. Krahasimi me muajin paraardhes per disa nga grup mallrat tregon qe: Eksporti i grupit "Prodhime druri dhe letre" u rrit 31.2 per qind, "Produkte kimike dhe plastike" u rrit 21.4 per qind, "Lekure dhe artikujt prej tyre" u rrit 13.3 per qind, etj.
Shitjet
Indeksi i volumit te shitjeve ne tregtine me pakice ne tremujorin e trete 2010 arriti 174.6 per qind, kundrejt vitit baze (2005=100). Krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes, indeksi i volumit te shitjeve ne tregtine me pakice eshte ulur 0.6 per qind, ndersa krahasuar me tremujorin paraardhes eshte rritur 2.7 per qind. Ne grupin "Artikuj te perzier kryesisht jo ushqimor ne njesi tregtare jo te specializuara" indeksi i volumit te shitjeve eshte rritur 8.7 per qind ne kete tremujor krahasuar me tremujorin paraardhes. Ne grupin "Tregtia dhe riparimi i automjeteve" indeksi i volumit te shitjeve eshte rritur 4.7 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes, ndersa krahasuar me tremujorin paraardhes ky indeks eshte rritur 2.6 per qind. Brenda grupit "Tregtia, mirembajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motocikletave " ne grupin "Tregtia me pakice e karburanteve", indeksi i volumit te shitjeve per tremujorin e trete 2010 eshte rritur 9.4 per qind krahasuar me tremujorin paraardhes. Krahasuar me tremujorin e trete te vitit paraardhes indeksi i volumit te shitjeve ne grupin "Tregtia me pakice e karburanteve" eshte rritur 15.9 per qind.

Tendenca vjetore
Rritja e eksporteve ne vlera vjetore
Per here te pare gjate vitit 2010, eksportet "Made in Albania" u dyfishuan, ne krahasim me vitin paraardhes, duke shenuar 75 miliarde leke. Sipas te dhenave te fundit nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, qe i perkasin vitit 2010, eksportet thyejne te gjitha rekordet, duke arritur ne 160 miliarde ose 1 miliarde e 200 milione euro. Sipas burimeve zyrtare ne dogana, eksportet "Made in Albania" gjate vitit 2010 kane rritje ne sasi e vlere, krahasuar me vitin 2009, me nje rritje 100 per qind. Rritje kane shenuar edhe rieksportet qe tashme njihen si, si eksporte per te cilat ne vendin tone eshte perdorur vetem forca e punes, ndersa lenda e pare vjen nga jashte, te tilla jane bizneset e fasonit, rrobaqepesite dhe fabrikat e prodhimit te kepuceve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›