E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rriten importet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit

Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, një tregues direkt i investimeve në ekonomi shënoi rritje me 7,3 pikë përqindje gjatë periudhës janar-mars, duke arritur në 37,9 miliardë lekë nga 27,8 miliardë lekë që ishin në tremujorin e 2020-ës.

Ndërkohë përgjatë gjithë vitit 2020 importet e këtij grupi llogariten 133,8 miliardë lekë.

Importi për mallrat bazë të industrive prodhuese, lidhet me zgjerimin e aktivitetit të këtyre sektorëve dhe interesin në rritje të sipërmarrjes për përdorimin e teknologjive bashkëkohore që përmirësojnë cilësinë e prodhimit.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, gjatë vitit 2020, Italia, Kina dhe Turqia ishin partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie.

Gjithsej nga Italia gjatë tremujorit të 2021-t u importuan 8,9 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Nga Kina u importuan 6,8 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa nga Turqia u importuan 2,4 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Fluksi hyrës i IHD-ve në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Pavarësisht situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, sërish Shqipëria paraqet interes për investitorët e huaj.

Investimet e huaja direkte gjatë vitit 2020 ishin 933 milionë euro, sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Fokusi për zhvillimin e ekonomisë shqiptare do të mbetet tërheqja e investimeve te huaja direkte me prioritet në sektorët ku ekonomia shqiptare ka potencial të pashfrytëzuar si në aspektin e burimeve natyrore, ashtu dhe në zhvillimin e sektorëve që ende nuk janë duke performuar me potencialin e tyre të plotë. Të tillë sektorë janë sektori i energjisë së rinovueshme, sektori i turizmit, sektori i agrobiznesit, sektori i infrastrukturës dhe ai i shërbimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›