E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten kredite e pashlyera

Kredite e keqija vazhdojne te rriten me ritme jo te vogla edhe tani qe kriza e ka kaluar kulmin e saj.

Te dhenat me te fundit zyrtare nga shoqata e bankave tregojne se vetem per muajin korrik shifra e kredive me probleme u rrit me gati 0.87 pike perqindje duke arritur nivelin 12.87 per qind te totalit.

E shprehur ne vlere kjo do te thote se nga 466 miliarde leke kredi qe kane dhene bankat per bizneset dhe individet 60 miliarde klasifikohen si kredi me probleme. Kredite e pashlyera jane rritur me shpejtesi dy vitet e fundit. Ne dhjetor te vitit 2008 kredite e keqija zinin 6.45 per qind te totalit dhe brenda nje viti e gjysme shifra u dyfishua.

Mosshlyerja e kredive ne banka nuk eshte nje problem vetem i ekonomise shqiptare. Ky fenomen ka perfshire tashme gjithe rajonin duke shqetesuar edhe drejtuesit me te larte te Bankave Europiane qe kane aktivitet ne Ballkan. Lista e vendeve me problematike kryesohet nga Serbia dhe Mali i Zi ku kredite e keqija jane respektivisht 17.5 dhe 17.2 per qind e totalit. Ne vend te trete vjen Shqiperia me 12.87 per qind dhe pastaj Maqedonia me 9.9 Kroacia me 9.5 dhe Bosnja me 8.7 per qind.

Reuters citon disa nga drejtuesit me te larte te Bankave Europiane ne rajon te cilet shprehen se behet fjale per nje nivel te larte te kredive te keqija qe do te ndikojne rezultatet financiare te bankave. Ekspertet paralajmerojne se rritja e kredive te keqija ne keto nivele mund ti detyroje disa nga bankat qe te rishikojne strategjite e tyre duke shtrenguar edhe me kreditimin e ekonomise. Nje fenomen qe ekonomia shqiptare po e vuan tashme prej me shume se nje vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›