E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari grek kerkon shpjegime per Himaren dhe ujerat territorial

TIRAN- Ndersa ndodhej per nje vizite ne Shqiperi Sekretari i Pergjithshem i MPJ-se greke Yannis-Alexios Zepos ka diskutuar me kyeministrin Sali Berisha dhe me homologun e tij shqiptar Edmond Haxhinasto dy ceshtje mjaft delikate te koheve te fundit mes dy vendeve incidenti i Himares ku humbi jeten Aristotel Guma si dhe marreveshja e ujerave territoriale. Ne takimin me kryeminisitrin Sali Berisha Zepos tha se vrasja e te riut Aristotel Guma ka shkaktuar shqetesim ne rrethet politike greke si nje akt individesh te frymezuar nga ndjenja nacionaliste. Ndersa kryeministri Berisha iu zotua se po behen te gjitha perpjekjet per arritjen ne Shqiperi te standardeve me te larta te mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe minoriteteve.

Akte te izoluara nuk perfaqesojne ndjenjat e miqesise dhe te vleresimit qe qytetaret shqiptare kombi shqiptar ruan ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmes qe Greqia i ka dhene Shqiperise ne vazhdimesi- tha Berisha

Marreveshja e ujerave territoriale ishte nje tjeter eshtje qe Sekretari i Pergjithshem i MPJ-se greke Yannis-Alexios Zepos diskutoi me kryeministrin Berisha. Ai tha se qeveria eshte e shqetesuar per kete marreveshje duke e vleresuar kete si nje marreveshje shume te mire e rigoroze dhe se pala greke shpreson qe edhe per kete ceshtje te arrihet ne nje zgjidhje sa me te shpejte.


Nderkaq zyrtari grek u takua edhe me Ministrin e Jashtem Edmon Haxhinasto takim ne te cilin gjithashtu u vu theksi tek marredheniet mes dy vendeve dhe cceshtjet e minoritetit grek ne Shqiperi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›