E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten me 11 për qind kreditë e këqija, bankat shtrenjtojnë interesat

Sektori i biznesit kreditohet me 25 miliardë euro, shtohen problemet banka-biznes

Rritet numri i kredimarrësve që nuk shlyejnë detyrimet ndaj bankave. Kreditë e pashlyera kanë vazhduar të rriten edhe gjatë këtij fillim viti. Sipas shifrave janë bizneset ato që nuk kanë shlyer në kohë detyrimet ndaj bankave. Këto të fundit, për të ulur normat e humbjes mbajnë më shumë para gjendje duke tkurrur kreditë

dhe rrisin interesat për të siguruar ekzistencën në treg. Nga ana tjetër, në një raport të Shoqatës Shqiptare të Bankave mësohet se deri në fund të marsit sistemi bankar ka dhënë para në formën e huasë për bizneset më masën 314 miliardë lekë ose 25 miliardë dollarë. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë mësohet se në tremujorin e parë të këtij viti kreditë e këqija në banka u rritën me 1.2 pikë përqindjeje krahasuar me muajt tetor-dhjetor të vitit të kaluar dhe 4 për qind më shumë krahasuar me fillimin e 2009-ës. Sipas Bankës aktualisht kreditë e pashlyera në banka janë rreth 49 miliardë lekë ose afro 490 milionë dollarë duke zënë rreth 11.46 për qind të totalit të gjithë kredive. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2009, kur kreditë e këqija ishin 31 miliardë lekë, ato janë në vlerë me rreth me 58 për qind. Sipas bankës qendrore në dy vitet e fundit që përkojnë edhe me goditjen e ekonomisë nga kriza botërore, kreditë e pashlyera në banka gati janë trefishuar. Në këtë situatë Banka e Shqipërisë ka detyruar bankat private që të mbajnë më shumë fonde rezervë të papërdorura si garanci për humbjet financiare që mund të vijnë nga kreditë e këqija.


Kreditë
Rritet numri i kredive me probleme në tremujorin e parë të këtij viti. Kreditë e këqija arrijnë në rreth 11.46 për qind të totalit të gjithë kredive. Sipas të dhënave zyrtare, këto fonde garancie krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2008 janë rritur me 2.3 herë. Kreditë e këqija veç gjendjes financiare të bankave, pengojnë kreditimin e ekonomisë. Për të qenë të sigurta bankat detyrohen që të mbajnë më shumë fonde të papërdorura si garanci dhe veç kësaj, humbjet nga kreditë e pashlyera i bëjnë ato që të rrisin interesat e kredive për biznesin dhe individët.


Huadhënia
Në faqen zyrtare të Shoqatës Shqiptare të Bankave mësohet se në periudhën dhjetor 2009- mars 2010 totali i huave 449,891.2 459,047.7 lekë  Sipas të njëjtave burime mësohet se hua për individë ishte 144,473.6 144,742.5 lekë, ndërsa për biznese hua për biznes 305,417.6 314,305.2. nga ana tjetër totali i depozitave është 694,258.4 723,918.2  lekë ku 592,688.7 612,544.3 lekë janë depozita nga individët dhe depozita nga biznese 101,569.7 111,373.9 lekë.


Portofoli i kredisë
Treguesi i cilësisë së portofolit të kredisë mbi baza bruto për shoqëritë e kursim-kreditit bashkë me unionet e tyre, ka shënuar një përmirësim të lehtë në fund të vitit 2009, duke rënë në nivelin 1.96 për qind nga rreth 2 për qind që llogaritej një tremujor më parë, megjithatë referuar të njëjtës periudhë një vit më parë cilësia e portofolit ka shënuar rënie (tabela 12). Kjo ka ardhur si rezultat i ritmit më të lartë rritës të huave me probleme (64.2%) ndaj tepricës së kredisë (9.7%), në krahasim me fundin e vitit 2008. Rezultati neto i shoqërive të kursim-kreditit bashkë me unionet e tyre në fund të vitit 2009 ka rënë në 91.5 milionë lekë nga 109.2 milionë lekë, duke shënuar rënie me rreth 19 për qind krahasuar me një vit më parë. Nga analiza e mësipërme, konkludohet se shoqëritë e kursim-kreditit bashkë me unionet e tyre kanë zgjeruar aktivitetin përgjatë vitit 2009 mbështetur nga një shtim i numrit të shoqërive anëtare të kursim-kreditit (në 135 nga 133 shoqëri), zgjerim të portofolit të kredive, megjithë cilësinë më të ulët dhe me një ngadalësim të rezultatit financiar referuar vitit të mëparshëm.


Remitancat
Rritja e papunësisë në vendet e Evropës është reflektuar drejtpërsëdrejti dhe në rënien e të ardhurave nga emigracioni. Në kushtet kur në Shqipëri më shumë se 60 për qind e të ardhurave nga emigrantet përdoret nga familjet për konsum, rritja e papunësisë në vendet me emigracion të lartë të shqiptarëve si në Itali dhe Greqi, jep ndikim të padëshiruar dhe të rëndë në buxhetet e tyre. Gjatë vitit 2009, sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga emigracioni ranë me 6.39 për qind krahasuar me një vit me parë. Fatkeqësisht Komisioni Evropian ka parashikuar që edhe gjatë vitit 2010, papunësia në vendet evropiane do të vazhdoje të rritet, ajo mund të fillojë të ulet vetëm pas vitit 2011. Banka e Shqipërisë vëren në analizën e saj të fundit se dërgesat nga emigrantet mund të ulen edhe për shkak se bankat e vendeve ku ndodhen emigrantet do të rrisin ofertën e tyre për të rritur depozitat. E për pasojë paratë që do të mund të vinin në Shqipëri do të qëndrojnë si kursime në vendet ku emigrantët janë, kështu që edhe pas rimëkëmbjes ekonomike të këtyre vendeve, familjet shqiptare do të vuajnë mungesën e parave nga emigracioni.

Ornela Manjani

Last Updated on E Enjte, 24 Qershor 2010 21:42

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›