E Diel, 1 Nëntor 2026

Enton Kaca: Tirana nuk duhet të jetë shtet i artit, fondet dhe projektet të shpërndahen

Regjisori rrëfen mbi projektin e tij më të fundit dhe mbi zhvillimin e teatrit shqiptar

Enton Kaca inskenon një histori nga montazhi Ditari i në hajduti dhe Aventurat e Pinokut. Veprat e Jean Genet dhe Carlo Collodi vijnë për publikun në skenën teatrore dhe këto dy tekste dramaturgjike do të interpretohen nga aktorët Dorian Ramaliu,Orjon Halili dhe Rael Hoxha, të cilët sjellin për disa net teatrin e poezisë, ku karakteret tregojnë veten.

Enton Kaca inskenon në skenën e Teatrit Kombëtar një histori i shtyrë nga emocionet dhe idetë, që i ka ngjallur leximi i veprave. Në një intervistë dhënë për gazetën regjisori rrëfen mbi realizmin e këtij projekti. Kaca është pa dyshim një prej njerëzve që sjell diçka të re në skenën teatrore dhe si një njohës i mirë i teatrit ai flet dhe mbi problematikën që has sot teatri shqiptar.

-Vini në skenë e Teatrit Kombëtar me një inskenim teatror, një histori nga montazhi i Ditari i një hajduti dhe Aventurat e Pinokut. Si u mundësua ky projekt teatror?
Ky projekt u mundësua nga një bashkëpunim me kompaninë Dixhitalb, që vendosën ta financonin dhe unë kam relativisht që punoj prej dy muajsh, por me orare të shkurtra, dhe jo dhe shumë të zgjatura për arsye të angazhimeve në fusha të tjera. Ky është një projekt i nisur nga unë në mënyrë private sëbashku me njerëzit që unë bashkëpunoj, por dhe falë kësaj mbështetje, falë të cilës u realizua kjo shfaqje.

-Si do të vijë inskenimi teatror Ditari i një hajduti dhe Aventurat e Pinokut para publikut?
Kjo shfaqje është e ndërtuar me tre personazhe dhe ata rrëfejnë në vetë të parë ose në forma të ndryshme histori personale të pinokut, por në një këndvështrim personal të tyre. Këto janë dy tekste të cilat kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Teksti i Jean Genet dhe Ditari i një hajduti është një libër autobiografik, ndërsa Aventurat e pinokut njihet si një përrallë e njohur e historisë së kukullës prej druri. Pra kjo shfaqje është e ndërtuar vetëm për tre personazhe. E kemi trajtuar pinokun e famshëm si një rast të humbur artistik. Peripecitë që ai përshkon u panë si eksperienca, të cilat mundet të nxisin dëshirën për anti konformizëm. Nga jeta e Jean Genet përfituam gjuhën poetike dhe kontroversin e munguar social. U munduam ta trajtojmë historinë në atë mënyrë që kundërvënia ndaj rregullave të shoqërisë të jetë një qëllim, i cili ndihmon për të zbuluar shtigje të reja në jetë dhe kështu ne mund t'i shfaqemi shoqërisë ashtu siç ne mendojmë.

-E ndërkohë projektet tuaja në fushën e regjisë nuk kanë munguar, keni qenë gjithmonë aktiv?
Herën e fundit që unë kam bërë një punë në teatër ka qenë në muajin tetor të vitit të kaluar, e cila u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Unë atje isha i ftuar si regjisor për të punuar për një projekt teatror, që kishte të bënte me hapjen e sezonit artistik të teatrit, i cili nisi në vjeshtë dhe po mbyllet tani. Atje ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë me trupën e aktorëve dhe pjesëtar të tjerë të stafit, që ishin në teatër. Për mua ajo ishte një eksperiencë shumë e rëndësishme sa i takon fushës së teatrit, por dhe përvojës personale që lidhet me regjinë dhe aktrimin, por dhe në situata të tjera.

-Si e shikoni regjinë në teatër, sa të vështirë e keni për të ngjitur në skenë shfaqje teatrore?
Ky është një koncept kompleks dhe ka të bëjë me shumë instanca dhe situata, ka të bëjë me institucione, ka të bëjë me ndjesitë dhe ndjeshmëritë,ka të bëjë me njerëzit që frekuentojnë dhe që ti i ke afër dhe nuk diskutohet që ata duhet të jenë ata njerëz që ti mendon se janë më të mundshëm për të bërë një projekt. Më pas vjen dhe vepra teatrore, ideja, subjekti, më pas vijnë pyetje, si, pse pikërisht kjo dhe pse jo ajo tjetra. Them se gjithmonë kjo është një lloj prove, një lloj elementi dhe gjithmonë ka diçka surprizuese për ty dhe nuk është gjithçka në skenë, por çdo sekondë është sikur shkruan diçka që ti nuk e di se çfarë do të dalë, çfarë ke ti ndërmend që të thuash.

-Ju keni vënë disa shfaqje në disa skena teatrore. Si një regjisor i ri, si e shikoni sot teatrin shqiptar?
Unë sa kam pasur mundësi që të punoj në skenën e teatrit shqiptar, kam konstatuar gjithmonë disa probleme që kanë qenë prezent. Këto probleme kanë të bëjnë më shumë me anën administrative, institucionale dhe më pas dhe me anën konceptuale. Them që ka shumë mundësi dhe ka shumë njerëz, të cilët duan të punojnë mes tyre dhe të rinj, dhe gjithsecili prej tyre mundohet që të shfaq vlerat dhe talentin personal, por problemi nuk ka qenë vetëm tek administrimi i talentit, por dhe tek bashkëpunimi dhe intreaktiviteti, që do të thotë se duhet të ketë një frymë më të gjerë bashkëpunimi dhe kjo mes artistëve dhe jo institucioneve dhe këto institucione të jenë menaxhues të mirë politikash kulturore dhe jo të talenteve personale.

-Si e shpjegoni ju këtë?
Kjo do të thotë që strategjia që duhet të ndërtohet duhet të ketë si qëllim kryesor kulturën, e cila duhet të jetë jo ajo e kulturës konsumatore, kulturës komerciale, por ajo strategji kulture të jetë një stimulim për ti drejtuar artistët e rinj sidomos në praktika, apo në zona ku ata mund të eksplorojnë dhe mund të shpërfaqin më mirë me ndjesitë e tyre personale.

-Pra ju thoni se kjo strategji duhet që të ketë një administrim më të mirë të talenteve të rinj?
Sigurisht që kjo strategji duhet të ketë një administrim më të mirë të talenteve dhe këtu nuk po them të talenteve që janë gjeni, por të gjithë atyre që kanë dëshirë që të punojnë dhe të gjejnë veten në këtë profesion që ata kanë zgjedhur të bëjnë. Por se kush do jetë më shumë ose më pak ata vetë e identifikojnë personin e tyre dhe publiku më pas në varësi të shkallës së tyre i vlerëson dhe pas këtij vlerësimi lindin dhe reaksione të tjera, të cilat janë përfitime projektesh, role punë të ndryshme apo hapësira të tjera.

-I takoni një brezi që keni se çfarë të sillni në skenën teatrore. Sa është e vështirë që ju të arrini që të shpërfaqni vlerat artistike në teatër?
Nuk besoj se është shumë e vështirë, sepse nëse e keni vënë re këto kohë ka një shpërfaqje të jashtëzakonshme të veprave teatrore dhe këtë nuk mund ta gjykoj dot unë, por ata njerëz të cilët janë konsumatorët e punës së tyre teatrale. Ata vetë personalisht duhet të japin konkluzionin mbi raportin që ka institucioni me teatrin dhe kjo do të thotë që njerëzit janë të lidhur sentimentalisht me teatrin dhe kjo si medium artistik, jo si godinë, jo si ndërtesë, jo si vend ku ndërtohet një zanat, kështu që këta njerëz që kanë një sentiment me teatrin nuk duhet që ne për hir të kësaj të abuzojmë më pas dhe ti manipulojmë sentimentet e tyre gjithmonë me vepra të prekshme, tema që ngjasojnë me telenovelat, me linjat e përhershme, atë marrëdhënien tipike burrë-grua, apo situata të ngjashme.

-Pjesa më e madhe e projekteve teatrore është përqendruar në Tiranë, ju si e gjykoni këtë?
Kjo është e vërtetë dhe nuk ka një shpërfaqje të mirë dhe një shpërndarje të mirë të projekteve, por kjo është një histori e hershme. Po të lexoni, shihet se përpara se të bëhej Tirana kryeqytet ka pas disa njerëz, të cilët i takonin kulturës dhe politikës shqiptare, të cilët kanë qenë kundra asaj dhe kanë dashur që të bëhej Korça, Shkodra, ose qytete të traditës së madhe jo vetëm kulturore, por dhe shpirtërore, ekonomike. Kështu që, në Tiranë që nga periudha pas vitit 1920 e tutje ka pasur një fokusim dhe një përqendrim fondesh dhe projektesh, dhe në kohën e mbretit Zog, por dhe në kohën e Italisë. Kështu ka ndodhur prej 100 vjetësh dhe kështu po ndodh, dhe kjo është më se normale derisa janë të gjithë të fokusuar. Tirana është kthyer në një shtet të vogël për artin, i cili ka vetëm marrëdhënie me rrethinat dhe qytete të tjera dhe nuk ka asnjë lloj kontakti ose urbanizim të mirë të projekteve. Unë p.sh do të isha shumë i kënaqur nëse do të shkoja në Korçë të punoja një muaj dhe jo vetëm në teatër, por të shkoja në qytetin e Korçës dhe me një trupë njerëzish të merremi me shumë gjëra. Kjo ka ndodhur në Maqedo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›