Skay Petroleum, 5 vjet kërkime për naftë në jug të Shqipërisë
Vlorë deri Tepelenë, dhe në bllokun e zonës së Dumresë, për tu investuar në 7-8 milionë dollarë për kërkime të naftës dhe gazit në këtë zonë, zonë e cila ka një rreze 500 km2 dhe një potencial naftëmbajtës deri në 900 milionë barrela", tha Dritan Prifti, ministër i METE. Marrëveshja është cilësuar si sukses për faktin se merr përsipër kërkime në një zonë të vështirë. Kjo marrëveshje koncensionare kërkimi është pjesë e synimit të qeverisë për të zhvilluar kërkimin dhe prodhimin e naftës në vend me mbështetjen e investitorëve të huaj. Nga ana e tij, përfaqësuesi i kompanisë Sky Petroleum, Karim Jabanputra vlerësoi shpejtësinë dhe lehtësinë e procesit për nënshkrimit e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Jabanputra tha se, eksperiencat e mëparshme të kompanisë kanë treguar që procese të tilla kanë qenë shumë të gjata, ndërkohë që në rastin e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në Shqipëri ky proces ka qenë shumë i shpejtë.Jemi shumë të kënaqur që kemi firmosur marrëveshjen sot me ministrinë e Ekonomisë së Tregtisë dhe Energjetikës. Puna ka qenë me një rendiment të lartë dhe ndihma e marrë ka qenë shumë e vlerësuar nga kompania. Faleminderit dhe për procesin që është ndjekur, pasi kemi hasur një proces inteligjent, të pastër dhe të shpejtë. Eksperienca tona të mëparshme kanë treguar se këto procese kanë qenë shumë të gjata, por me ndihmën e institucioneve dhe të ministrive procesi ka qenë shumë i shpejtë. Së shpejti do të stabilizojmë zyrat tona lokale dhe do të nisim nga puna për eksplorimin e blloqeve të sipërcituar, u shpreh Karim Jabanputra. I pyetur nga mediat se kur do të nisë kontretisht puna për kërkimin e naftës dhe të gazit, përfaqësuesi i Sky Petroleum tha se: Sipas kontratës, brenda tre muajsh kompania duhet të fillojë punimet dhe pas analizimit të të dhënave, në fillim të vitit tjetër do të fillojë puna konkrete në Blloqe.