E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adele kopjon Lana del Rey-n

LONDER-Këngëtarja e shumëpërfolur Adel ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e saj. Është pikërisht fjala ‘Paradise’ që ajo ka vendosur të shkruaj në pjesën anësore të dorës.

Adel njihet si një këngëtare me stil të veçantë, por kësaj here sipas mediave të huaja ajo i është shmangur paksa stilit të saj duke kopjuar këngtaren Lana Del Ray. Tatuazhi i saj i ri është thuajse identik me atë të këngëtares, 27 vjeçare. Fjala është e njëjtë por lloji i shkrimit është ai që bën paksa diferencën.

Këngëtarja e talentuar ka edhe një tatuazh tjetër mjaft të këndshëm prapa veshit, që është pikërisht shkronja A që personifikon djalin e saj Angelo. Adel e nxorri në pah këtë tatuazh disa muaj, në një event të rëndësishëm si Cmimet Grammy.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›