Hapet Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, qendra e referencës tek “Trauma“

Në Tiranë, u hap Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, një investim me kapacitet 60 shtretër. Spitalin e ri, i ndërtuar sipas kushteve bashkëkohore, duke krijuar kështu një tjetër qendër reference me standarde evropiane në vendin tone, e inspektoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ministrja foli edhe për zgjerimin e personelit me mjekë specialistë, pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë dhe vazhdimin e investimeve në këtë spital.
“Besoj që janë optimale edhe sa i përket ngarkesës që mban Spitali i Traumës, sa i përket sëmundjeve të brendshme kryesisht. Urgjencat dhe elementet e tjerë që i përkasin pjesës së ekzaminimeve kryhen në godinën tjetër”, tha Ministrja.
Spitali i Traumës prej 70 mijë urgjenca në vit nga të cilat 20 mijë urgjenca kirurgjikale dhe 50 mijë urgjenca të traumave.
Gazetare: Melisa Shameti
/rtsh.al/