Rriten perseri gjobat per kundravajtje ne rruge
TIRANE-Lajm i keq per perdoruesit e automjeteve ne territorin e Shqiperise. Me nje urdher te perbashket tre ministra i Transporteve Sokol Olldashi i Brendshem Lulzim Basha dhe i Financave Ridvan Bode kane sanksionuar rritjen e metejshme te gjobave te parashikuara nga pika 3 e ligjit nr.8378 date 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise i ndryshuar. Akti nenligjor eshte nenshkruar me 16 gusht te ketij viti dhe parashikon kufij te rinj te masave administrative per te cilat paguhet gjobe ne mjete monetare. Arsyeja eshte indeksimi i detyrimit me nivelin e inflacionit. Keshtu qeveria urdheron qe vlera e masave administrative me gjobe ne baze te ndryshimit te indeksit te cmimeve te konsumit per dy vitet paraardhese 2008 dhe 2009 prej 2.79 perqindesh te rritet po kaq. Nje gjobe qe deri tani ishte parashikuar nga 2.500 deri ne 10.000 leke do te behet nga 2.600 deri ne 10.300 sipas urdhrit te ri. Po me kete nivel indeksimi gjobat qe ishin midis 1.000 dhe 4.000 lekeve do te behen 1.030-4.010 leke ato 50.000-200.000 do te behen 51.400-205.600 leke etj ne vijim me te njejtin indeksim rritjeje. Ky urdher qe eshte botuar tashme ne nje nga numrat me te fundit te Fletores Zyrtare do te zbatohet duke filluar nga 1 janari i vitit 2011.
d.b/GSH/BalkanWeb
d.b/GSH/BalkanWeb