E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te thellohet bashkepunimi politika te mos ndikoje

12/10/2010Ambasadori kinez ne Fier

FIER- Ambasadori i Republikes Popullore te Kines ne Tirane Vang Veng Ling beri mesditen e sotme nje takim pune ne Bashkine e Fierit. Ne fokus te ketij takimi ishin forcimi i marredhenieve miqesore dhe rritja e prezences se tregut kinez ne qyteti e Fierit. Momentalisht Kina eshte prezente ne qytetin e Fierit me rreth 40 te importeve. Kryetari i Bashkise Baftjar Zeqaj se bashku me stafin drejtues dhe specialiste te sektoreve te ndryshem ne Bashkine Fier ka pritur ambasadorin kinez ne Tirane Vang Ven Ling. Zeqaj ka prezantuar resurset e shumta natyrore vlerat dhe mundesite qe ofron Fieri ne kuadrin e forcimit te marredhenieve dypaleshe. Kryebashkiaku ka kerkuar ngritjen e nje dhome tregtie ne qytetin e Fierit binjakezim dhe shtimin e pranise se biznesit kinez. Bashkepunimi me Kinen ka nisur heret plot 60 vjet me pare dhe eshte nje bashkepunim i frytshem. Bashkepunimi me biznesin ka filluar qysh heret dhe shpresoj te vazhdoje e suksesshme edhe ne te ardhmen ka thene Zeqaj.

Bashkepunimi me Kinen sipas Zeqaj nuk do te jete vetem ne fushen e biznesit por do te vijoje edhe ne fushen e kultures tradites madje edhe me binjakezimin mes Pekinit dhe Bashkise se Tirane kane hedhur hapat e pare te ketij bashkepunimi. Ambasadori kinez nga ana e tij tha se pavaresisht problemeve para vitit 90 bashkepunimi mes 2 vendeve duhet te vazhdoje dhe politikat nuk duhet te ndikojne negativisht ne kete bashkepunim. Pas vendosjes se marredhenieve diplomatike pas viteve 90 mes 2 vendeve tona lulezoi marredhenia tregtare dhe shpresojme qe ky bashkepunim te shtrihet ne te gjitha fushat ka thene Ling.

Ling kujtoi edhe bashkepunimin shume te frytshem te viteve 70-80 te specialisteve kineze me ata shqiptare te cilet kontribuuan ne ndertimin e veprave te 5-vjecarit ne ate te Ballshit dhe Fierit. Gjate vizites se tij ambasadori kinez pati nje takim shume te ngrohte me specialiste te Uzines se plehrave azotike ne Fier dhe me tej ai vazhdoi viziten e tij ne qytetin antik te Apolonise. Ambasadori kinez ne takimin me specialistet qe moren pjese ne ndertimin e Uzines se plehrave kimike e quajtur ndryshe Azotiku nga specialistet kinez. Specialistet rikujtuan edhe njehere gjithe perpjekjet e specialisteve me te mire te dy vendeve per te ngritur se bashku veprat e medha industriale dhe ambasadori kinez se bashku me kreun e Bashkise Fier theksoi edhe me tej se ky bashkepunim do thelluar. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›