Rriten procedimet penale për krimetkompjuterike, 16 raste në Tiranë
TIRANE- Përdorimi masiv i teknologjisë së informacionit, si dhe rritja e transaksioneve online, kanë prodhuar një dukuri sa të panjohur, aq dhe aktuale për agjensitë ligjzbatuese në Shqipëri.
Bëhet fjalë për krimet kibernetike, ku organe si policia, prokuroria, si dhe sektorët e përgjimeve dhe zbulimeve kompjuterike përballen çdo ditë me një fluks tepër të madh pune.
Për vitin 2013 organi i akuzës në kryeqytet ka regjistruar plot 15 procedime penale për mashtrime kompjuterike, ndërsa mbi 30 raste janë ende në proces hetimi.
Ndër krimet më të përhapura sipas task forcës në Prokurorinë e Tiranës janë, klonimi i kartave të kreditit, transaksionet e rreme bankare, si dhe ndërhyrja në privatësinë e përdoruesve online.
Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, janë klasifikuar dhe një sërë veprimesh të kundraligjshme të cilat më parë nuk kanë ekzistuar, si vjedhja e një pasuordi, ndërhyrja në faqet personale në rrejtet sociale si dhe ofendimet apo cënimi i dinjitetit të personave veprime këto të cilat ndodhin rëndom.
E ndërsa teknologjia dhe keqbërësit ecin me ritme të shpejta duke përshtatur pajisje dhe programe nga më të fundit, organi i akuzës kërkon nga qytetarët të jenë më vigjilent, të kujdesshëm, si dhe të denoncojnë çdo dyshim që kanë në lidhje me cënimin e privatësisë gjatë përdorimit të teknologjive.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)