E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten prurjet nga reshjet KESH vazhdon shkarkimet ne HEC-e

Reshjet e shiut te rena se fundi kane shtuar prurjet ne liqene dhe lumenj dhe ne situate te tille Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare njofton se nga liqenet e HEC-eve mbi lumin Drin vijojne shkarkimet.

Sipas te dhenave te sotme Fierza gjate paradites ishte ne nivelin e 285.07 m nderkohe qe shkarkimet nga ky HEC jane me 436 m kub/sek dhe prurjet me 785 m kub/sek.

Ne Koman niveli ne liqen eshte 171.46 m prurjet shenojne 804 m kub/sek kurse shkarkimet 947 m kub/sek.

Shkarkime vijojne edhe ne Vaun e Dejes qe aktualisht ndodhet ne kuoten 73.20 m. Prurjet ketu jane 1058 m kub/sek dhe shkarkimet 980 m kub/sek.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›