E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i droges gjate moratoriumit jepen 44 vite burg

Gjykata denoi kater nga te akuzuarit per kalimin te Itali me skaf te 1 ton hashash e 4.5 kg heroine


TIRAN- Gjykates per Krime te Renda ne kryeqytet pas 12 seancash krijoi bindjen se kater te pandehurit e arrestuar mengjesin e 19 shkurtit 2010 ne operacionin e perbashket policor me autoritete italiane te koduar Lindja e Diellit jane fajtore per trafikun e droges ne me shume se njehere.


Kjo veprimtari eshte kryer gjate ligjit antiskaf te moratoriumit te skafeve te miratuar me shume buje nga qeveria shqiptare ne vitin 2005. Ne vvendimin me nr. 48 te firmosur nga peshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredini kater te pandehurit u denuan ne total me 44 vjet heqje lirie per dergimin e nje sasie prej rreth 1027 kg hashash dhe 4.5 kg heroine.


Per togat e zeza i pandehuri Fatbardh eshte personi kryesor qe organizonte dhe drejtonte kete rrjet kriminal te trafikut te droges krim per te cilin gjykata e denoi me 12 vjet burg.


Per te pandehurin Marenglen Halka u vendosi denimi me 11 vjet burg per shkak te rolit te tij organizativ ne kete rrjet.
Nderkohe per te pandehurit Daniel Lika dhe Pilo Zanaj gjykata vendosi denimin e tyre me nga 10 vjet e 6 muaj burg secili.


Te gjithe keta te pandehur do perfitojne uljen e nje te tretes se denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar ndaj tyre. Per keta te pandehur prokuroret e ceshtjes Ened Nakuci dhe Erviola Stoja gjate pretences kishin kerkuar ne total denimin e tyre me 61 vite burg. Avokatet dhe vete te pandehurit pretenduan pafajesi pretendim i rrezuar nga togat e zeza ne vendimin perfundimtar.


Dosja per te pandehurit e tjeter te ceshtjes Arben Paluka Bledar Xhufi Sander Likaj alias Licaj Stefan Zoto dhe Artur Demaj eshte ndare dhe po vazhdon procesi i rregullt nga themeli.


Vendimi


Nga hetimi gjyqesor eshte provuar se Fatbardh Kapllanaj dhe Marenglen Halka jane dy te pandehurit kryesore te cilet kane qene pronaret e 1027 kg hashash te nisur nga Shqiperia ne drejtim te Italise ne gjashte raste.


Dergimin e kesaj sasie droge ne disa raste e kane kryer skafistet Daniel e Sander Likaj me gomone edhe pse ishte ne fuqi moratoriumi i skafeve te cilet ia dorezonin mallin ne brigjet e Brindizit dhe Leces korriereve shqiptare e italiane qe kryenin me pas transportin per ne destinacionin e caktuar nga Elidon Mingaj.


Ndersa ne rastin e trafikimit te 4.5 kg heroine nga Shqiperia ne Itali nepermjet korrierit kane bashkepunuar Bledar Xhufi dhe Stefan Zoto. Te gjithe keta te pandehur kishin per qellim furnizimin me droge te pritesit dhe bleresit Elidon Mingaj i cili e shperndante kete sasi droge ne Sicili dhe Lece-thuhet ne vendimin e gjykates.


VENDIMI I GJYKATS


Fatbardh Kapllanaj 12 vjet burg
Maringlen Hallka 11 vjet burg
Pilo Zanaj 10 vjet e 6 muaj
Daniel Lika 10 vjet e 6 muaj burg


PRETENCA E PROKURORIS


Fatbardh Kapllanaj 16 vjet burg
Marenglen Halka 15 vjet burg
Pilo Zanaj 15 vjet burg
Daniel Likaj 15 vjet burg


RASTET


Rasti i pare i trafikimit te droges eshte provuar me 1 gusht 2005 ku eshte sekuestruar sasia prej 167 kg hashash e cila me ane te gomones nepermjet kanalit te Otrantos ka perfunduar ne vendin e quajtur Conca Spechiulla te Leces.


Rasti i dyte i trafikimit te droges eshte nisur me gomone dhe eshte kapur ne Itali me 20 janar 2006 ku eshte sekuestruar sasi prej 351 kg hashash ne vendin e quajtur Torre Veneri te Brindizit.


Rasti i trete i trafikimit te droges eshte ai i dates 12 shtator 2006 kur nga Shqiperia me gomone eshte nisur sasia prej 278 kg hashash drejt vendit te quajtur Torre S.Gennaro te Brindizit ne Itali ku edhe eshte sekuestruar


Rasti i katert eshte ai i dates 13 shtator 2006 ku pas kontrollit te baneses se nje shtetasi italian qe mendohet se ka qene korrieri i te pandehurve ne Massafra jane sekuestruar rreth 13.2 kg hashash.


Rasti i peste ai i dates 2 tetor 2006 ku ne vendin e quajtur S.Cataldo te Leces eshte sekuestruar sasia prej 217 kg hashash e sjelle nga dy gomonet e sapo ardhura nga Shqiperia.


Rasti i gjashte eshte ai i dates 23 janar 2007 ku policia italiane ka sekuestruar sasine prej 4.5 kg heroine ne vendin e quajtur Villa S.Giovanni te Reggio Calabrise ku eshte arrestuar korrieri italian qe e kishte ngarkuar drogen ne gomen rezerve te makines se tij ne Shqiperi me porosi te te pandehurve.


NDAHET SHTJA

Arben Paluka
Bledar Xhufi
Sander Likaj alias Licaj
Stefan Zoto
Artur Demaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›