E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten rastet eTalasemisë, bashkëpunim me mjekët austriakë

Tiranë- Pacientët që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë do të mund të trajtohen nga disa prej mjekëve më të mirë të Austrisë, pasi Fondacioni “Fëmijet Shqiptarë”, ka ftuar në Tiranë disa prej tyre.

Me rastin e ditës botërore të Talasemisë ky Fondacion ka ftuar në Shqipëri mjekët më të mirë në spitalin Saint Anna në Vjenë, në mënyrë që të të rritet bashkëpunimi me mjekët shqiptarë dhe të rritet ndihma për fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.

Sipas shifrave, në laboratorin Biokimik Klinik ne QSUT diagnostikohen 20 raste të rej me Homeglobinopati në vit, dhe sipas presidents së Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha, kjo e ka rritur së tepërmi kërkesën për gjak.

Ndërsa rreth 7% e popullsisë mund të jetë mbartëse e kësaj sëmundje, por për shkak të lëvizies së popollsisë shifrat mund të kenë dhe luhatje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›