E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regon MTKRS- ja pas deklaratës së Ramës: Ai mashtron

Tiranë- Pas deklaratave të kreut të opozitës mbi ngjarjen në stadiumin e Peqinit, ku deputeti Sula qëlloi me armë, ka reguar Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në nje deklaratë për mediat kreu i kësaj ministrie, Aldo Bumçi, e ka cilësuar deklaratën e Ramës të turpshme.

Eshtë e turpshme të shikosh Kryetarin e Opozitës të përfshihet personalisht në përhapjen e mashtrimeve të ulta. Siç e kam deklaruar, ditën e shtunë kam qenë në tre aktivitete publike në Tiranë, festimin e ditëlindjes së Agim Krajkës në TKOB, në aktivitetin në nder të regjisorit Italian Bellochio që vizitoi Tiranën dhe në Teatrin Kombëtar për premierën Henri VI. Ministri nuk është fantazmë që të ketë qenë në Peqin dhe të mos e ketë parë askush!? Nuk jam shprehur për asgjë tjetër, kështu që nga e gjeti Ciu Ciu deklaratën time për fishekë manovër?!- tha ai.

Më herët në një shkrim në rrjetin social Twiter, Rama shprehej se Vetëm në Shqipërine e Saliut deputeti mund të qëllojë me armë në stadium dhe ministri të thote mos ia vini re, kishte fishekë manovre!

Ngjarja ndodhi ditën e shtunë gjatë takimit Shkumbini- Flamurtari, ku deputeti demokrat Dashnor Sula, qëlloi disa herë me armë në ajër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›