Greqi- Skrijon dot qeverinë, Samaras dorëzon mandatin
Athinë- Kreu i partisë fituese në zgjedhjet e Greqisë, Antonios Samaras, e ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë vetëm 6 orë pas dhënies së tij nga Presidenti.
Samaras gjatë ditës së sotme tentoi të krijonte negociata me krerët e partive të tjera greke por pa rezultat, pasi nuk ka arritur të krijojë numrin e duhur të deputetëve.
Ai më herët zhvilloi një takim me kreun e SYRIZA-s, Aleksis Cipras, dhe ky i fundit e ka cilësuar programin e Smaras si antitezë të së Majtës dhe nuk e ka pranuar koalicionin me të.
Të vetmen mbështetje ai ka marrë nga kreu i Pasok, Venizelos, i cili ka deklaruar se e mbështet qeverinë pa kushte.
Tani si procedurë Presidenti ja dorëzon mandatin kreut të partisë së dytë fituese, nëse dhe ai nuk arrin të krijojë qeverinë, atëherë mandati do ti kalojë partisë së 3- të fituese. Edhe nëse kjo dështon tentohet të krijohet një qeveri me të gjitha partitë politike, në të kundërt brenda 30 ditësh zhvillohen zgjedhjet e reja.
E para në zgjedhje doli Demokracia e Re, ndërkohë që koalicioni i krahut të majtë Syriza është në vend të dytë më 16.7% të votave. Nga ana tjetër partia e qendrës së majtë, Pasok është në vendin e tretë më 13.2% nga 43.9% që pati në zgjedhjet e shkuara.
Pasok dhe Demokracia e Re kanë qënë në koalicion qeverisës që prej Nëntorit të shkuar. Ndërkaq që Syriza kundërshton fort masat shtrënguese të qeverisë për nxjerrjen e vendit nga kriza.