Rriten sanksionet ndaj Iranit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se sanksionet e reja ndaj Iranit janë një “rikujtim i rëndësishëm për Teheranin se komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë t`i mbajë përgjegjës ata zyrtarë që shkelin të drejtat e njeriut dhe shtypin aspiratat demokratike të qytetarëve”.
Së bashku me Britaninë dhe Kanadanë, Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar kufizimet e udhëtimit për anëtarët e Qeverisë iraniane.
Sekretari i Jashtëm britanik, Ulliam Hejg, tha se ky hap është një “përpjekje e përbashkët për të parandaluar lidhjet e një game të gjerë individësh me pasurimin bërthamor të Iranit”.
Sanksionet e reja godasin ministra qeveritarë, si dhe zyrtarë ushtarakë e ligjorë.