E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rriten sërish çmimet e naftës në tregjet botërore, kompanitë e mëdha braktisin Rusinë, rubla ruse vijon pikiatën

Këtë të  mërkurë, nafta e papërpunuar Brent kaloi 110 dollarë për fuçi, duke u rritur me më shumë se 5.8% më e larta që nga fillimi i korrikut 2014.

Ndërsa papërpunuar e Teksasit Perëndimor të SHBA u rrit me  gati 6% në 109.30 dollarë, më e larta që nga shtatori 2013.  Kjo si pasojë e ndikimin të sanksioneve agresive kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Sipas analistëve ka ende hapësirë për rritjen e çmimeve të naftës sipas burimeve të Reuters.  

Rritja e çmimit të naftës erdhi pavarësisht një marrëveshjeje globale për lirimin e 60 milionë fuçi rezervave të papërpunuara në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve dhe presionet në rritje inflacioniste.

Në tregun valutor, dollari u rrit me 1.88% kundrejt rublës ruse.

Dollari ishte gjithashtu më i fortë kundrejt jenit japonez , duke u rritur me 0.12% , ndërsa euro ra në 1.1112 dollarë.

Ari, i cili preku nivelin më të lartë në 18 muaj duke u rritur me gati 2% të martën për shkak të përkeqësimit të krizës.

Disa nga kompanitë më të njohura të Amerikës, duke përfshirë Apple, Google, Ford, Harley-Davidson dhe Exxon Mobil  janë tërhequr nga Rusia duke dënuar  dhunën.

Apple Inc kishte ndaluar shitjet e iPhone dhe produkteve të tjera në Rusi, duke shtuar se po bënte ndryshime në aplikacionin e saj Maps për të mbrojtur civilët në Ukrainë.

Firmat e teknologjisë duke përfshirë Google hoqën nga lajmet e tyre botuesit shtetërorë rusë dhe Ford Motor me tre fabrika të ndërmarrjeve të përbashkëta në Rusi – i tha partnerit të saj prodhues rus se po pezullonte operacionet në vend.

Prodhuesi i motoçikletave Harley-Davidson Inc pezulloi dërgesat drejt Rusine. Exxon Mobil Corp tha se do të ndërpresë operacionet në Rusi dhe po ndërmerr hapa për të dalë nga sipërmarrja Sakhalin-1, duke ndjekur hapat e gjigantëve britanikë të energjisë Shell Plc dhe BP, investitori më i madh i huaj rus.

Kufizimet nga perëndimi kanë goditur rëndë ekonominë ruse, me monedhën rubla që ka rënë deri në një të tretën në një nivel të ulët rekord.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›