Vezhguesit e OKB-se nisin monitorimin ne Siri
Vëzhguesit e parë të Kombeve të Bashkuara kanë filluar punën në Siri për të monitoruar armëpushimin. Më shumë se 30 vëzhgues pritet të mbërrijnë në vend, ndërsa pavarësisht armëpushimit dhuna ka vazhduar. Mediat vendase bëjnë me dije se rreth 25 persona kanë humbur jetën gjatë ditës së diel, pjesa më e madhe e tyre në Homs. Aktivistët bëjnë me dije se forcat e sigurisë kanë rritur bombardimet e tyre. Sipas planit gjashtë pikësh të hartuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe Kofie Anan forcat qeveritare duhet të kenë tërhequr trupat e tyre dhe armët e rënda brenda datës 10 prill.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-se Ban Ki-moon shprehu shqetësim, duke thënë se bota po shikonte me sy skeptike armëpushimin ."Është e rëndësishme që qeveria sirian të marrë të gjitha masat për të mbajtur ndërprerjen e dhunës – tha ai .
Qeveria e presidentit Bashar Al Asad fajëson grupet terroriste se kanë intensifikuar sulmet e tyre, që kur filloi armëpushimi . Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit përgjegjësia primare për sigurinë e vendit qëndron tek qeveria siriane. OKB bën me dije se më shumë se 9 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të protestave marsin e kaluar, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut flasin për një shifër akoma më të madhe.