E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rriten tensionet në Al-Aksa, OKB: Të hetohet dhuna e policisë izraelite në Xhaminë e Shenjtë!

31 palestinezë mbetëm të plagosur sërish këtë të premte nga përleshjet me policinë izraelite pranë xhamisë Al-Aksa që filluan rreth orës 4 të mëngjesit. 

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, tha se aktet e dhunës së policisë izraelite duhet të hetohen. “Dhuna nga policia izraelite që rezulton me plagosjen e besimtarëve dhe stafit të Xhamisë Al-Aksa duhet të hetohet menjëherë në mënyrë të paanshme, të pavarur dhe transparente si dhe ata që janë përgjegjës të dhunës duhet të vendosen përpara përgjegjësisë”, tha Shamdasani.

Si pasojë e dhunës që forcat e sigurisë izraelite kanë zbatuar gjatë periudhës 15-17 prill kundër palestinezëve përreth Xhamisë Al-Aksa, janë plagosur 180 persona, 27 prej të cilëve janë fëmijë, tha Shamdasani. “Shumë palestinezë përfshirë të moshuar, gra, fëmijë dhe një gazetarë të cilët nuk përbënin asnjë kërcënim për forcat izraelite të sigurisë, u rrahën me shkop gome dhe u vendosën në objektiv nga një distancë e afërt me plumba plastikë”, ndërsa un arrestuan 470 palestinezë, përfshirë 60 fëmijë, tha ajo. 

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se forcat izraelite të sigurisë kanë rritur sulmet e tyre edhe në Bregun Perëndimor dhe se në muajin prill ushtria izraelite ka vrarë 19 civilë palestinezë në rajon. 

Shamdasani nënvizoi se këto sulme të Izraelit janë “shqetësim serioz” dhe përsëriti thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për “uljen e tensioneve dhe hetimin e humbjeve të jetëve të civilëve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›