E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Luftimet Rusi – Ukrainë, presidenti i KE-së zhvillon bisedë telefonike me Putin

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, zhvilloi këtë të premte një bisedë telefonike me Vladimir Putin, ku i kërkoi udhëheqësit rus të bisedonte me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, shkruan “The Guardian”. 

Gjatë bisedës me Putinin, Michel i detajoi kostot e sanksioneve që BE i ka vendosur Rusisë. Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve Ortodokse dhe hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve nga qytetet si Mariupol. 

Sipas Kremlinit, Putin i ka thënë Michelit se do të bisedonte me Zelensky vetëm nëse diskutimet e vazhdueshme midis dy vendeve japin rezultate konkrete. 

Putin nga ana tjetër akuzoi Michel se Keivi nuk ishte i qëndrueshëm dhe akuzoi palën ukrainase për “jokonsistencë” në negociata.

Ndërkohë edhe Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka deklaruar të premten se synon që të zhvillojë një bisedë telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë me shpresën se mund t’i binde për një takim në Turqi me synim përfundimin e luftës. 

Turqia , anëtare e NATO –s që ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, ka marrëdhënie të mira me të dy vendet dhe ka marrë një rol ndërmjetësues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›