E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Luftime të përgjakshme në Mariupol, Rusia thirrje forcave ukrainase: Ngrini ‘flamurin e bardhë’ që të lejojmë evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut

Fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është kthyer prej ditësh në një shesh beteje mes forcave ruse dhe atyre të Ukrainës. Në këtë fabrikë ndodhen të strehuar me qindra civilë, ndërsa ushtarët ukrainas mundohet të zmbrapsin forcat ruse. Edhe pse Rusia ka bërë disa herë thirrje për largimin e civilëve që strehohen në këtë fabrikë ajo nuk i ka ndalur bombardimet.

Armëpushimi nga rusi në këtë uzinë duket se do të vijë vetëm nëse luftëtarët e Ukrainës do të ngrënë ‘flamurin e bardhë’. Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë tha se Rusia është e gatshme të ndalojë të shtënat dhe të lejojë civilët që të largohen, nëse ushtarët e Ukrainës dorëzohen.

“Ne deklarojmë edhe një herë se Rusia është e gatshme në çdo moment të vendosë një armëpushim dhe të shpallë një pauzë humanitare për evakuimin e civilëve, nëse forcat nga Ukraina ngrenë flamurin e bardhë”, tha Ministria e Mbrojtës ruse.

Deri më tani Ukraina nuk i është përgjigjur propozimit, ndërsa akuzon forcat ruse për krime luftë dhe vrasje masive të civilëve të pafajshëm./Raporton BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›