E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet Fierza, “përmbytet” fshati Breglum-Kukës

Të tjera rreth shkrimit FOTO- Nga përmbytjet KUKES- Rritja e nivelit të Liqenit të Fierzës përmbyt tokat dhe rrugën kryesore në fshatin Breglum të komunës Tërthore në Kukës.
30 familje kanë dhënë alarmin se jeta e tyre është në rrezik pasi niveli i ujit vazhdon të rritet vazhdimisht.
Aktualisht liqeni i Fierzës ndodhet 296 metra mbi nivelin e detit për shkak të prurjeve të mëdha të Lumit Drin, por dhe për faktin se Hidrocentrali është lënë në pushim të plotë për të akumuluar rezerva ujore për stinën e verës.
Dhjetëra banorë ndihen të kërcënuar. Uji ka përmbytur jo vetëm tokat bujqësore duke shkaktuar të mbjellat, por dhe katet e para të shtëpive të fshatit.
Uji ka bllokuar dhe rrugën kryesore ndërsa fëmijët e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë.
Banorët udhëtojnë me vështirësi në shtigje malore për të shkuar në punët e tyre dhe për tu lidhur me qendrën administrative. Ata kanë kërkuar ndihmë nga pushteti vendor i cili ende nuk ka gjetur zgjidhje për këta banorë.(bl/ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›