Izolohen fshataret e Lacit
Banorët e shumë fshatrave të Laçit dhe të Fushë Kuqes thuajse janë izoluar për shkak të pamundësisë për të kaluar nga njëra anë në anën tjetër të superstradës. I vetmi mbikalim përgjatë këtij aksi rrugor Mamurras - Milot është në vendin e quajtur kryqëzimi i Patogut. Për këtë arsye shumë nga banorët përreth zonës kanë gjetur mënyrën më të dëmshme dhe më të rrezikshme për të dalë nga rrethimi. Në afërsi të Sanxhakut këmbësorët kanë improvizuar rrugëkalim duke hequr disa hekura në anësoret e rrugës.
Ky vendkalim i rrezikshëm, prej ku qarkullojnë edhe fëmijë, edhe udhëtarët me biçikleta, ka bërë që të ndodhin aksidente të shumta. Ky aks rrugor i cili është ende i papërfunduar është kthyer në makth për banorët e zonës, të cilët janë të rrezikuar në çdo kohë nga drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të kundërt.