E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbim shendetesor per turistet ne Lezhe

Prognoza për një numër të lartë pushuesish dhe turistësh në bregdetin e Lezhës do të shoqërohet edhe me rritje të shërbimit shëndetsor pranë këtyre zonave. Pranë qendrave shëndetësore kryesisht në Shëngjin e Shënkoll do të përqëndrohet edhe vëmendja më e madhe nga drejtoria e shëndetit publik, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit edhe në këtë drejtim.

Marku ka shtuar se po bisedohet me përgjegjësit e qendrave shëndetësore në zonat ku ka një popullsi të vogel, me qëllim që mjetet e tyre të vihen në dispozicion për të përballuar fluksin e pushuesve në bregdetin e qarkut të Lezhës.
Krahas qendrave shëndetësore, drejtoria e shëndetit publik në Lezhe do të angazhojë edhe vullnetarë përgjatë gjithë bregdetit, me qëllim që ndihma e shpejtë për çdo pushues të jetë në një kohe sa më të shkurtër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›