OKB, mungon marreveshja per Kosoven
Keshilli i Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara debatoi dje per Kosoven ne Nju-Jork. Ne kete debat moren pjese perfaqesues nga Serbia dhe udheheqes te shqiptareve te Kosoves. Ministri i Jashtem italian, Masimo D’Alema, i cili drejtoi edhe punimet e Keshillit te Sigurimit, tha se nuk ekziston me mundesia per te arritur ne nje marreveshje. D’Alema foli i fundit ne Keshill, pas Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu, Kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica dhe ambasadorit rus ne OKB, Vitali Curkin. Sejdiu theksoi edhe nje here se Prishtina mbeshtet nje zgjidhje paqesore drejt pavaresise.
Ne fillim te ketij muaji, treshja ndermjetesuese nderkombetare arriti ne perfundimin se bisedimet shtese katermujore mes dy paleve nuk dhane ndonje rezultat. Pritet qe shume shpejt Kosova te shpalle pavaresine. Udheheqesit e Kosoves thane se do ta hedhin kete hap ne konsultim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Debati per te ardhmen e Kosoves ka treguar se sa i thelle eshte hendeku mes Rusise dhe Perendimit, lidhur me ate se cfare duhet te ndodhe me Kosoven. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca argumentuan se, perderisa bisedimet shtese katermujore mes Serbise dhe shqiptareve te Kosoves nuk dhane rezultat, eshte koha per te hedhur hapa drejt pavaresise se Kosoves, dhe kjo pavaresi duhet mbikeqyrur nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.
Presidenti Fatmir Sejdiu i tha BBC-se se shume shpejt do te merren vendime shume te rendesishme. Bashkimi Evropian ka njoftuar se eshte i pergatitur te dergoje oficere policie dhe nje administrate civile ne Kosove. Megjithate, serbet e Kosoves e kundershtojne kete. Edhe Rusia, aleate tradicionale e Serbise, argumenton se shpallja e pavaresise se Kosoves bie ndesh me te drejten nderkombetare. Rusia thote se nje hap i tille mund te shkaktoje nje krize te pakontrolluar. Moska thote se deshiron bisedime te tjera mes Prishtines dhe Beogradit.