E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Koha per vendim

Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci, i cili pritet te jete Kryeministri i ardhshem i vendit, tha dje se nje nga detyrat kryesore te qeverise se tij do te jete respektimi i te drejtave te pakicave. Thaci, i cili ndodhet ne Nju-Jork per mbledhjen e Keshillit te Sigurimit per ceshtjen e Kosoves, tha se kjo mbledhje ka rendesi historike per vendin e tij. Ai theksoi per “Zerin e Amerikes” se eshte koha te merret nje vendim per Kosoven, duke shtuar se pavaresia do te shpallet ne bashkerendim me Uashingtonin dhe Brukselin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›