E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ringjallja” e Akademise se Arteve

Perballe ka emra te njohur te ekranit, botes se artit dhe drejtimit ne Akademine e Arteve. Megjithate, violinisti Bujar Sykja ka shpallur kandidaturen e tij perballe rektorit aktual, Kastriot Caushit, dekanit te Fakultetit te Artit Skenik, Petrit Malaj. Se cili do te jete fituesi, e percakton 10 janari, kur do te mbahen edhe zgjedhjet neper universitete, por ajo cka Sykja iu premton studenteve dhe pedagogeve, duke kerkuar edhe ndihmen e tyre, eshte “Ringjallja e Akademise se Arteve”. Duke lene menjane ate lufte klanesh dhe interesa personale qe pohon se ka deri tani, duke sjelle investime ne akademi; se pari, per nje imazh me te mire te godines dhe kushte pune, e mandej per “produkt” me cilesor. Galeria e Akademise se Arteve ka nje vemendje te vecante te kandidatit per rektor te AA-se, Bujar Sykja.
Kandidatura juaj eshte perballe dy emrave te njohur si Kastriot Caushi dhe Petrit Malaj. Ju “frikeson” paksa ky fakt?
Po, duke kthyer koken pas, ajo cka te gjithe mund te thone per mua eshte fakti se nuk jam njeri mediatik. E nga ana tjeter, mendoj se jemi ne nje pike teper te rendesishme dhe perballemi me probleme shume te medha e shume sfida kemi perpara. Dhe ajo cka kam dashur te theksoj edhe ne platformen time per garen e rektorit te Akademise se Arteve, eshte te tregoj se kjo akademi ka potencial, drejt te cilit duhet te kthejme vemendjen. Ne duhet te jemi ekspansionst per vlerat qe gjenden ne keto auditore.
Permendni ne platformen tuja kthimin e Akademise ne laborator elitash...
Kjo periudha e tranzicionit, qe eshte cilesuar edhe si nje hapje e jona me boten, na rezulton te jete e gjate, dhe tani jemi ne ate momentin kur na duhet te rikonfirmohemi dhe te gjejme ekuilibrin tone. Nuk duhet me te rendim pas perfitimeve personale, cka ka cuar edhe ne vemendjen fare te vogel ndaj Akademise se Arteve dhe asaj cka ndodh brenda mureve te saj. Ndersa tani eshte thjesht jashte fokusit. Nga ana tjeter, shoqeria shqiptare ka arritje pozitive dhe negative, duhet te kemi nje angazhim shume te madh per te shkuar drejt nje cilesie shume te madhe te atij “produkti” qe del nga kjo akademi. Duhet te arrijme te mos kemi frike nga ballafaqimi, pasi kemi vlera per te ofruar. Por, ka shumecka per te ndryshuar, duke nisur prej konceptit te mesimdhenies, pasi nga i gjithe ky informacion qe ne marrim, duhet te jemi koherent edhe ne ate cka servirim ne auditor.
Nje vizion te qarte duket se keni per Galerine e Akademise se Arteve. Ne fakt c’doni realisht te behet me te?
Po e kam qartesisht te shprehur edhe ne platformen time, dhe Galeria e AA-se do te kete nje vemendje te madhe timen. Ka shume pedagoge te arteve pamore qe kane mundur gjate ketyre viteve te sjellin transformime te medha, krahasuar me ate cka behen me artin e para viteve ’90-te. Kjo galeri, e cila ekziston, meriton tanime nje status te percaktuar qarte ne strukturen organike, sidomos sa i takon marketingut qe duhet te behet ne kete drejtim. Ne kete drejtim, nxitja e madhe si per profesore edhe studente do te mundesonin nje ekspansion te elitave, qe te dilnin nga muret e Akademise ne intensifikimin e marredhenieve me boten, jashte ketyre mureve. Kjo do te rriste se tepermi imazhin e munguar te kesaj Galerie te AA-se. Pasi gjithcka ka ndodhur deri tani, jane vetem levizje spontane.
Flitet per shume te diplomuar dhe per pak te punesuar...
Po, jeta ne Akademine e Arteve duhet te ofroje promovimin nepermjet projekteve dhe mbeshtetjeve qe duhet t’ju ofrohen studenteve apo edhe te diplomuarve per t’i lancuar. Ne menyre qe ata te kene referenca nga shkolla te cilen perfundojne, per te trokitur ne institucionet ne te cilat ata do mund te kene punen e tyre te ardhshme.
Po pedagoget, c’do behet, ka gjasa t’ju hapen dyert vlerave te reja?
Ne kete drejtim eshte bere fare-fare pak, per te mos thene se nuk eshte bere asgje. Por, duhet te behet nje pune e madhe per afrimin e vlerave, pasi nuk na mungojne. Me nisjen e zbatimit te ligjit “Per arsimin e larte”, Kolegji i Profesoreve ne cdo fakultet do te mund te percaktoje mire edhe strategjite e zhvillimit. Kjo eshte politike dhe debat qe do te na shmange nga klanet dhe nga interesat e ngushta qe nga menyra e deritanishme kane qene te stimuluara. Kemi plot te rinj qe duhet te jene ne akademi.
Po ne proceduaren e pranimeve ne Akademi, c’do behet, pasi niveli i dobet nis prej ketu, apo jo?
Probleme te medha ka vertet ne pranimin e studenteve, pasi formimi i tyre parauniversitar eshte teper larg specifikes se Akademise. Ndaj edhe ne, nese do mundemi, do te kemi nje bashkepunim me Ministrine e Arsimit per ngritjen e grupeve prane shkollave per cdo specialitet. Se eshte ndryshe kur merren mesime private. Cdo gje duhet te funksionoje ne zinxhir. Por, pavaresisht hapave konkret qe mund te ndermerren ne kete drejtim, rezultatet duhet kohe qe te duken, ndoshta ne perfundimin e nje mandati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›