Rritet arra nen fik

Ne pushimet e veres kete vit mu desh te beja kuren e rigonit. Kura e cajit te rigonit behet kur te ze diarreja. Ne veren e ketij viti diarrene e kam peshqesh nga plazhi i Golemit. Me kishte marr malli ta shihja. Ne rini kam kaluar shpesh pushimet atje dhe kisha mbi 20 vjet pa e pare. Bregu i gjate midis pishave dhe detit nuk ekzistonte me.
Kur benim plazh ne rinine tone shtriheshim mbi rere direkt dhe e vetmja papasterti ishin bishtat e cigareve. Kur kishim etje luanim kembet dhe blinim nje aranxhate tek klubet nen plepa hanim buken me djathe e domate qe e mbeshtillnim me gazete dhe e futnim ne nje cante qe e conim prape ne shtepi.
Kishim varferi por kulture dhe pasterti. Pushuesit e sotem shtrihen mbi shezlonge qe jane rreshtuar si baterite e pulave qe bejne veze.
Disa hotele perdorin dysheke sfungjeri qe mbledhin bakteret e trupave per ti dhuruar me tutje. Keta lloj pushuesish konsumojne gjithe diten ushqimet qe marrin me vete plus cka blejne nga shitjet ambulante - dhe kur largohen nga baterite e shezlongeve mbetet nje mal me mbeturina konsumi qe mbyste cdo pamje tjeter te plazhit.
Deti ishte thuajse bosh. Ata pak qe laheshin ne breg duhet te ishin te llojit te supernjeriut qe nuk semureshin dhe nuk ndjenin eren e kanaleve te ujerave te zeza qe derdheshin ne det. Atje ku isha une derdheshin ujerat e biznesit te deputetit socialist Sadri Abazi. Te shtate pallatet e tij te ndertuara tek XIXA nuk kishin gropa septike. Kudo ndjehej parfumi i fekaleve.
Ne banja dielli te dukej vetja si ne mes te pazarit. Tregtare endacake ne piskun e vapes shesin fara qepe groshe fruta deri tek carcafet dhe fustanet. Mesatarisht degjoje 40 oferta brenda ores. Nje nga shitesit ambulante kendon Shqiperia po ndryshon as po vdes as po shpeton.
Ne buze te detit patrullon Policia Kufitare me nje fuoristrade.
Pyetjes sime se ckerkonin ne bregdet aty ku njerezit bejne plazh nuk ka pse kalon makina polici makina ne ate kohe kish ndaluar para anijes se mbytur skeleti i ndryshkur i se ciles ka vite qe prehet 5 m larg bregut me tha se policia kufitare patrullon ne reren e plazhit dhe ruan se mos niset ndonje motobarke ne drejtim te Italise dhe ne keto raste ai merr ne telefonon kufirin nga makina patrulle ne reren e plazhit.
Disa minuta me pas si per dreq prane nesh kaloi nje barke me motor. Pashe nga polici por nuk pashe telefon gjekundi. Me tha se deri ketu tek vapori i takonte Durresit varka ishte tek zona Kavajes qe nuk i takonte atij.... Dhe nuk mori ne telefon.
Kjo jete plazhi shoqerohej nga muzika qe nuk njeh orar. Ajo vinte prej karrocave te shitesve endacake lokalet dhe altoparlantet ne catite e hoteleve. Shumica muzike popullore e veriut dhe kenge kosovare. Edhe netet e bukura me hene kur deti perkedhelte bregun shoqeroheshin nga sonata me cifteli dhe simfonite popullore.
Or shoq tu knoqte shperti... Enveri u mundua shume te kultivonte muziken popullore i preu te gjitha burimet e degjimit te muzikes evropiane amerikane na futi edhe ne burgje por nuk pati kaq sukses sepse ne maje antenave ngelem... Saliu o zonja e zoterinj i la te gjitha te lira dhe ja rezultati ate qe mbolli Enveri e korri Saliu.
Shko ne keto plazhet si i mesipermi sot dhe degjon vetem muzike popullore nga ciftelia e Malesise e deri tek... ciftelia e Malesise. Kjo po qe eshte strategji... As dialekt vendas nuk me kapi veshi gjekundi ne Gjirin e Durresit me perjashtim te shitesve endacake qe u jane bashkuar tani armates se shitesve rome...
E jo vetem aty... Kur kerkoja nje adrese per te pushuar ne Borsh ne cdo dy vendas nje fliste me dialekt malokce - sic thuhet rendom. Bisedova me nje prej tyre dhe e pyeta a i printe klima ketu ne bregdet me tha se sndjehej mire sepse nuk rritet arra nen fik. - I thashe se kish te drejte se arra e ka vendin ne mal ne det o duhet te pjelle fiq ose te thahet. - Jo mor shoq ma ktheu kena me ba na fikun me pjell arra...
Po mire do thote ndokush cte keqe ka sikur edhe e gjithe Shqiperia te flase ne kete dialekt Une personalisht nuk e gjykoj njeriun as nga ngjyra as nga prejardhja. Problemi im eshte mentaliteti i malokut ose thene ndryshe ai mentalitet qe i jep mundesi injorantit te luaje me ligjet. Ligji i pabazuar ose do te bjere ose do te vendoset me dhune.
Une kam zgjedhur demokracine si sistem qeverisje dhe jo dhunen prandaj jam kundra ketij regresi qe sjell injoranca. Jam e interesuar qe injoranca te shkollohet me mund dhe sakrifica dhe te mesoje te behet qytetare sipas ligjeve te qytetarise qe jane zhvilluar gjate eksperiences shoqerore. Nuk jam kundra levizjes se lire te popullsise por kjo levizje duhet te jete e kontrolluar dhe e bazuar ne nevojat e shoqerise.
Shoqeria kapitaliste qe po ndertohet prej 20 vjetesh ne Shqiperi nuk ka baza ligjore kapitaliste por ato te anarkise dhe dhunes. Shoqeria kapitaliste ndertohet ne baze te konkurrences se lire te bazuar ne aftesite individuale.
Aftesite individuale zhvillohen ne baze te shkollimit. Shkollimi fillon ne klasen e pare dhe 8 klasat e para jane determinante. Ky maloku qe jo per fajin e tij mori nje shkollim te dobet nuk eshte si njeri me i keq se qytetari i shkolluar ndoshta mund te jete me i mire por i mungon arsimi dhe kultura.
Ky nuk eshte problem ndoshta kur secili mban vendin qe i takon por ky mentalitet merr ne duar shtetin vendimmarrjen etj. ndodh ajo qe ka ndodhur me Shqiperine. Sepse ky mentalitet nuk drejton por sundon. Sundimi eshte dhune dhe si pasoje nuk mund te ndertohet me nje sistem demokratik perkundrazi eshte pikerisht demokracia qe dhunohet.
Pushtimi i tokave te tjetrit ne Shqiperi ne pergjithesi ka ndodhur nga mbartes te ketij mentaliteti. Madje ne Ksamil p.sh. zaptuesit prene edhe te gjitha agrumet baza e te ardhurave materiale dhe ushqim i popullit. Bregun e bukur te Ksamilit e pushtoi betoni. Te jene keto jane iniciativa popullore
Une nuk e besoj Madje aludoj qe keto i kane sherbyer konkurrences se shteteve fqinje per turizmin. Qeverite shqiptare nuk i shohin keto fenomene Do te mendoje ndonje lexues e kapi me qeverine kjo tani po gjerat e mira nuk i sheh kjo Po i shoh. Ndryshimi eshte rrenjesor.
Natyra e virgjer e Gjirit te Durresit brenda 10 vjetesh eshte kthyer ne nje qytet turistik pa infrastrukture. Themelet e ketij qyteti jane te futura neper gropa septike ku dekompozohen fekalet.
Me pergjysmimin e brezit te reres ato do te filtrohen me shpejt ne drejtim te detit. Ne vitet qe vijne dhe keto 10 m breg qe kane ngelur do ti haje deti dhe qyteti i ri i plazhit do te kthehet nje dite ne qytet lundrues. Pamja me befasuese eshte
nje pallat 20-katesh i cili ne qofte se do ti rezistoje batimit do te sherbeje si far i ketij qyteti. Te mos harrojme ndertimet e tjera pa distanca midis tyre jashte cdo standardi te ligjeve te urbanistikes. Gjiri i Durresit tashme u betonua.
Pak me lart ne bregdetin verior u ngrit industria e cimentos. Thone qe rruget po ndertohen per zhvillimin e turizmit drejt Jugut. A vertet Edhe atje gjerat jane gati. Sipas planeve ne Vlore do te behet porti me i madh i Adriatikut TEC-i do te ndertohen mullinjte me ere etj.
Bregdeti i Vlores ska me vend ku te behet plazh buza e detit eshte bllokuar me hotele e restorante parcela parcela. Pastaj nga Dhermiu e tutje jane tokat e blera nga greku dhe plani i Bankes Boterore qe drejton dhendri i Berishes dhe me kaq u mbyll kapitulli i ndertimit te turizmit ne Shqiperi.
Po pra i shoh ndryshimet... Madje nuk kam ku ta filloj e ku ta mbaroj pershkrimin e ndryshimeve qe kam pare.
Jam e sigurt qe kur pas 100 vjetesh te na fusin ne Evrope ajo do na shpalle shtet-muze te abuzimit ose te krimit njerezor me natyren.
Kjo erdhi per shkak te krimit me pronen. Keto 20 vite nuk mjaftuan per tu kthyer pronat pronareve autoktone.
Ata bien era qyteterim dhe po ta marrin pronen e tyre ne dore mund te bejne dicka per se mbari. Por deri me sot iu dha mundesia hajdutit ta vjedhe ta copetoje e ta shkaterroje... Fuqine e ka marre elementi me negativ i shoqerise.
Mendon njeri se une i shkruaj te gjitha keto per te share qeverine Kurre Qeveritareve te Shqiperise u them bravo se gjetet shesh dhe bete pershesh. Me kujtohet gjithmone fjala e Bismarkut gjerman qe thote cdo popull ka qeverine qe meriton. E pra une nuk shaj qeveri se e di qe pyll pa derra nuk ka. Por une pyes nuk ka te tjere ky pyll qe Shqiperia zgjedh gjithmone derrat per ta drejtuar
P.S. Kane nisur te thone se derri eshte kafshe inteligjente madje aktore te Hollivudit i mbajne si kafshe shtepiake... Po ne i zgjodhem vete derrat apo na i futen aktoret e medhenj boterore
Mimoza Bocari eshte mjeke ish - pjesemarrese ne greven e urise per transparencen e zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009 ne Shqiperi.